LAJMI I FUNDIT:

Edhe policia e Tetovës me kamera

Edhe policia e Tetovës me kamera

Edhe Policia e Tetovës shumë shpejt do të promovojë projektin “Sistemi mobil për xhirim me kamera”, që do të shfrytëzohet për realizimin e disa qëllimeve. Në mesin e këtyre qëllimeve është edhe dokumentimi i veprimeve të pjesëtarëve të policisë kur ndërmerren veprime zyrtare, të sigurojë ligjshmëri në veprimin e pjesëtarëve të policisë, të evitojë lëshimet në punën e pjesëtarëve të policisë përmes shfrytëzimit të materialit të xhiruar për analizë, trajnim dhe avancim të veprimtarisë policore, ka bërë të ditur Televizioni Koha, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Po ashtu në mesin e këtyre qëllimeve është edhe kontrollimi i punës së pjesëtarëve të policorë nga ana e eprorëve të tyre, preventive për keqpërdorime dhe korrupsion, si dhe vërtetimin e bazuar të  ankesës së qytetarëve.

“Para se të fillojë në praktikë ky aktivitet, planifikohet trajnim adekuat për pjesëtarët e policisë, të cilët do ta shfrytëzojnë këtë sistem për xhirim, në kuadër të së cilit do të njihen me procedurën për bartjen e materialit të xhiruar, shqyrtimin dhe ruajtjen e të njëjtit. Kjo metodë e re e punë së policisë me kamera, pritet që të mundësojë përmirësim të shkallës së bazës të veprimit të ndërmarrë nga ana e policisë, me qëllim që në mënyrë ligjore të zbatohen përgjegjësitë që kanë ata, kanë thënë nga policia e Tetovës./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Kalo në kategori