LAJMI I FUNDIT:

Edhe Pendarovski shpreson në votat e Rekës në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Edhe Pendarovski shpreson në votat e Rekës në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Kandidati për presidenti i partive në pushtet Stevo Pendarovski, pas përfundimit të procesit zgjedhor, në konferencë për shtyp, tha se ai ka marrë mbështetje nga qytetarët e gjitha etnive.

Pendarovski theksoi se në raundin e dytë për kryetar shteti zgjedhja do të jetë më e lehtë, pasi siç tha, dallimi mes tij dhe Siljanovskës tha se është i madh, njofton Telegrafi Maqedoni.

Stevo Pendarovski ju drejtua votuesve të Blerim Rekës dhe votuesve të pavendosur, duke kërkuar mbështetjen e tyre në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.


Siljanovska shpreson në votat e Rekës në rrethin e dytë
Lexo po ashtu Siljanovska shpreson në votat e Rekës në rrethin e dytë

“Mbështetja për mua ka qenë nga qytetarët e gjitha etnive. Koncepti jonë do të fitojë edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 maj. Shumica e qytetarëve, u deklaruan se duan të shkojnë përpara. Votimi i sotëm ishte në frymë demokratike, pres që kështu të jetë edhe më 5 maj. Pres me padurim të fillojë punën si president, pasi në 10 vitet e kaluara shteti nuk ka pasur president. Zgjedhja në raundin e dytë do të jetë më e lehtë, pasi dallimi mes meje dhe Siljanovskës është i madh.

“Dua t’u drejtohem votuesve të Blerim Rekës dhe votuesve të pavendosur dhe të kërkoj mbështetjen e tyre. Koncepti progresiv duhet të vazhdojë që të jetojmë në stabilitet dhe shtet ekonomik. Do të bisedojmë për këtë edhe në dy javët e ardhshme”, tha mes tjerash Pendarovski.

Ndërsa, nga ana tjetër kandidati shqiptar për kryetar shteti në konferencë për shtyp tha se votat e tij nuk janë për tregti dhe se nuk do ta bëjë një gjë të tillë votat e qytetarëve.

Ndryshe, përveç Pendarovskit edhe Gordana Siljanovska shpreson në votat e qytetarëve që mbështetën Blerim Rekën në raundin e parë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Politikë
Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Lajme
Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Lajme
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Shëndetësi
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Kalo në kategori