Qyteti i Suharekës pritet të ndriçohet me ngjyra të festës dhe energji të mirë gjatë Karnavalit “Golden Eagle”. Ky event madhështor do të mbahet në datat 28, 29 dhe 30 qershor, dhe do të sjellë një përzierje magjike të muzikës, valleve dhe artit nga vende të ndryshme, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe të paharrueshme.
Pronari i “Frutex”, Shaqir Palushi në një konferencë për media tregoi disa nga detajet të cilat do ta përcjellin Karnavalin “Golden Eagle”, për tri ditë rresht.
Ai tha se për herë të pestë do të mbahet edicioni i karnavalit “Golden Eagle”, në të cilin do të performojnë më tepër se 20 këngëtarë dhe 26 grupe të artistëve, të cilët do të vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, pastaj nga Spanja, Portugalia, Gjermania e Egjipti.
“Të gjitha përgatitjet janë në fazën përfundimtare dhe janë kontraktuar nga kompanitë profesionale dhe presim që gjithçka të shkojë mirë.
Grupet e para do të fillojnë nga nesër të vijnë, sidomos ato që vijnë nga vendet e Evropës. Në përgjithësi do të jenë mbi 500 pjesëtarë që do marrin pjesë dhe të gjitha këto do të sistemohen në objektet hoteliere të Suharekës në Prizren e disa edhe në Prishtinë”, tha Palushi.
Për të organizuar një festival kaq madhështor, Palushi përmendi bashkëpunëtorët e tij.
“Sigurisht që gjithë ky organizim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e institucioneve lokale, kryetarit dhe të gjitha institucionet tjera relevante, Policisë së Kosovës, Emergjencës, e të tjerëve. Gjatë tre ditëve do të jenë të angazhuar më tepër se 200 punonjës të kompanisë tonë për mirëmbajtje, si dhe kompani private të sigurimit fizik…”, tregoi ai.

Ndërkaq, performanca e parë do të mbahet nga ora 21:00 të premten më 28 qershor.
“Kurse dita e dytë do të fillojë me parakalimin nëpër qytet të grupeve dhe pastaj do të vazhdojnë në skenë që është e ndërtuar tek tregu javorë”, ka thënë Palushi.
Por, kush do të jenë disa nga këngëtarët më të spikatur që do të performojnë në këtë event, ai tha: “Për ne të gjitha grupet janë spikatura, edhe ndoshta do të veçoja ato të fëmijëve, të cilët do të jenë prej shkollave të Suharekës, po edhe një grup nga Tirana. Kurse tek këngëtarët do të jenë më të njohurit si: Dafina Zeqiri, Yll Limani, Luiz Ejlli dhe shumë të tjerë”.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj falënderoj Shaqir Palushin si dhe kompaninë e tij “Golden Eagle”, që po i jep një shije krejt tjetër komunës që ai udhëheq.
Muharremaj po ashtu ftoi të gjithë qytetarët, jo vetëm të Suharekës, por edhe të Republikës së Kosovës, të vijnë e ta shijojnë karnavalin.
“Është një vend i qetë dhe besoj që në këto ditë të presim më shumë mysafirë nga të cilat trojet shqiptare, por do të ketë edhe zhvillim ekonomik në Komunën e Suharekës”, ka thënë Bali Muharremaj.
Ndryshe, për këtë vit, tashmë janë konfirmuar disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare, duke përfshirë Yll Limanin, Ya Nina-n, Xhensila Myrtezaj, Elgit Doda dhe DJ Dagz dhe PM, të cilët do të sjellin performancat e tyre elektrizuese dhe do të ndezin skenën me zërat dhe ritmet e tyre unike.
Vizitorët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në punëtori kreative, tregje artizanale, dhe shfaqje të rrugës që do të paraqesin talentin lokal dhe do të festojnë diversitetin kulturor të zonës.
Karnavali do të ofrojë gjithashtu mundësi për të shijuar ushqimet dhe pije tradicionale, duke krijuar një atmosferë vërtet familjare dhe festive për të gjitha moshat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë