LAJMI I FUNDIT:

Edhe një luftëtar nga Kosova futet në UFC, zbulohet se kur do ta zhvillojë duelin e parë

Edhe një luftëtar nga Kosova futet në UFC, zbulohet se kur do ta zhvillojë duelin e parë

Ilir Latifi ka qenë shqiptari i parë që ka debutuar në UFC, por ai tani nuk do të jetë i vetmi.

Nga vikendi i ardhshëm në kampionatin elitar në botë UFC do të debutojë edhe një luftëtarë shqiptarë dhe ai është Ramiz Brahimaj.

27-vjeçari prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa shihet si një luftëtarë me të ardhme të ndritur e që ka prejardhje nga Kosova.


Ylli i ri i arteve të përziera marciale debutimin e tij në UFC do ta bëjë ndaj japonezit Takashi Sato.

Ky duel do të zhvillohet më 27 qershor në qytetin amerikan Las Vegas.

Brahimaj deri më tani ka zhvilluar 10 ndeshje në MMA ku ka marrë tetë fitore dhe ka pësuar dy disfata.

Debutimi i tij në UFC pritet të jetë i zjarrtë, pasi shqiptari synon ta nisë me fitore aventurën në kampionatin elitar të sporteve të përziera marciale në botë.

Kësisoj pas Ilir Latifit, Brahimaj bëhet luftëtari i dytë shqiptar që do të garojë në UFC dhe shpresojmë që aventura e tij të fillojë me fitore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Liga e Parë
Man City ‘i plagosur’ pret Liverpoolin në formë – formacionet zyrtare të derbit anglez

Man City ‘i plagosur’ pret Liverpoolin në formë – formacionet zyrtare të derbit anglez

Premier League
Kalo në kategori