Edhe në Maqedoni shpallet konkurs fotografie për ''Brezin e gjelbërt ballkanik''

Shoqata Ekologjike e Maqedonisë në bashkëpunim me EuroNature nga Gjermania kanë shpallur konkurs fotografik me temë ''Brezi i gjelbërt ballkanik'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në Maqedoni, brezi i gjelbërt i përfshinë kufijt me Bullgarinë, Greqinë dhe Shqipërinë. Konkursi ka tre kategori të ndryshme, ''të rinj nën moshën 18 vjeçare'', ''amatorë'' dhe ''profesionistë''.
Fotografitë duhet të kenë emrin dhe mbiemrin e fotografit, vendin e shkrepjes, datën dhe në cilën kategori konkuron. Një konkurues mund të dërgojë deri tre fotografi në e-mail adresën mkgreenbelt@mes.org.mk deri më 15 korrik të këtij viti. Fotografitë fituese do të publikohen në shtator./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































