Gianluca Mancini është një nga zbulimet e këtij fillimi të sezonit në Serie A.

Mbrojtësi i Atalantas ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira, ai së fundmi shënoi edhe ndaj Interit.


Ky ishte goli i tretë për italianin në tetë paraqitje deri më tani, por ai ka dhuruar edhe një asistim.

Gianluca Mancini Atalanta e1542231983405 Gianluca Mancini duke festuar golin ndaj Interit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Këto statistika dhe paraqitjet e tij të mira kanë bërë që shumë klubet të mëdha të shfaqin interesim për të nënshkruar me 22-vjeçarin.

Përveç Interit dhe Romas, sipas The Guardian kanë shfaqur interesim edhe Arsenali dhe Borussia Dortmundi.

Mancini është prodhim i akademisë së Fiorentinas, por nuk ka asnjë paraqitje për ekipin e parë të Violas.

Ai aktualisht është pjesë e Përfaqësueses së Italisë U21. /Telegrafi/

telegrafi sport app