LAJMI I FUNDIT:

Ed Sheeran i pikëlluar, macja e tij ngordh pasi goditet me veturë

Ed Sheeran i pikëlluar, macja e tij ngordh pasi goditet me veturë

Ed Sheeran thuhet të jetë lënduar së fundmi, kjo pasi macja e tij Graham u nda nga jeta pasi u godit nga një veturë.

Fituesi i çmimit “Grammy”, 28 vjeç, i cili aktualisht është në turneun e tij “Divide” në Hanover, Gjermani, reagoi në Instagram të premten për të ndarë lajmin e hidhur me fansat, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Krijuesi i hitit “Thinking Out Loud”, i cili e adoptoi macen kur ajo ishte thjeshtë një kotele, ndau një fotografi të kafshës shtëpiake duke vendosur putrat e tij në kitarë, shoqëruar me një emoji të zemrës së thyer.


https://www.instagram.com/p/B0nnh1QBTJK/

Pas postimit, gruaja e menaxherit të Ed, Liberty Shaw përmes rrjteve sociale bëri të ditur se macja ngordhi për shkak se ishte goditur nga një veturë.

“Bukuroshja jonë e bukur, Baby Ba Boo e njohur Graham ndërroi jetë mbrëmë pasi u godit nga një veturë. Jemi absolutisht të zemërthyer”, shkroi ajo në Instagram.

Ed Sheeran (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Në vitin 2018 muzikanti, i cili njihet për dashurinë e tij ndaj kafshëve, vendosi të krijojë një llogari në Instagram për dy macet e tij të tjera DAorito dhe Calippo.

Liberty besohet të ketë qenë kujdestarja e Graham ndërsa Ed ishte i angazhuar me turneun e tij botëror. /Telegrafi/

Ed Sheeran (Foto: Phil Walter/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori