Pas shkarkimit të Jose Mourinhos nga detyra e trajnerit të Manchester Untiedit, ishte postimi i Paul Pogbas në rrjetet sociale që bëri të gjithë të flasin rreth tij.

Francezi postoi një fotografi teksa jepte një shikim të çuditshëm dhe me këtë rast ai i kërkojë tifozëve ta përshkruajnë.


Por, ky postim u fshi pas dhjetë minutash pasi komentet kundër Special Ones ishin shumë të mëdha.

pogba mourinho

E gjitha kjo u duk fillimisht si një dedikim për Special Onen pasi dihet se raportet e dyshes te Djajtë e Kuq nuk ishin aspak të mira. E gjitha kjo mori vëmendje të madhe mediatike pasi ishte edhe Gary Neville ai që pastaj iu kundërvu francezit.

Por, e gjitha kjo duket se ka qenë thjeshtë një keqkuptim dhe qëllimi i postimit nuk ishte i dedikuar për Mourinhon.

Imazhi ishte në kuadër të një marrëveshje reklamuese mes lojtarit dhe Adidasit, qëllimi i postimit shpjegohet nga firma në fjalë për gazetarin Chris Williams:

"Postimet e Pobgas në rrjetet sociale ishin një ngjarje e planifikuar, pjesë e një kampanje të marketingut. Menjëherë i kemi hequr pasi kuptuam se mund të jenë keqkuptuar si mosrespekt për Manchester Unitedin dhe Jose Mourinhon", shkruan Williams për përgjigjen e Adidasit.

https://twitter.com/Chris78Williams/status/1074986807455027203

Man Utd ka njoftuar se do të ketë një trajner përkohshëm deri në fund të sezonit, por ende nuk kanë emëruar dikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app