Nga: Elena Ferrante
Përktheu: Eneida Daci
Mamaja ime ishte një grua e bukur dhe e zgjuar, si të gjitha mamatë, kështu që unë e doja dhe e urreja njëkohësisht. Fillova ta urreja kur isha një vjeçe, ndoshta sepse e doja kaq shumë dhe ideja se një ditë mund ta humbisja më krijoi një ankth, dhe për të qetësuar veten më duhej të nënvlerësoja nënën time.
Ndonjëherë ajo më dukej e bukur dhe e zgjuar, ndërsa vetja ime e shëmuar dhe e trashë. S’kisha mendim timin. Në mendjen time kisha vetëm mendimet e mamasë. U ndjeva e shtypur dhe e torturuar nga mania e saj për të dhënë urdhra, nga shijet e saj dhe nga idetë e saj që kjo është e drejtë dhe kjo e padrejtë. Për një kohë të gjatë ndjeja se të mos e doja kaq shumë nënën time, do të ishte e vetmja mënyrë që të doja veten time.
Një fije e padukshme na lidh ne me nënat: nuk ka asnjë mënyrë për t’u shkëputur prej saj, ose të paktën unë s’ia kam dalë dot kurrë ta shkëpus. Është e pamundur që të kthehesh brenda trupit të nënës, është e vështirë të lëvizësh përtej hijes së saj.
Kështu që shumë shpejt unë vendosa “trupa” të tjerë mes timit dhe atij të nënës sime. Trupa me të cilët unë mund të komandoja, të bëja dashuri, të acarohesha, të bëhesha e mençur ose e marrë – duke ndërtuar një botë të huaj për të. Doja që ajo të shqetësohej vetëm duke e parë këtë botë të re timen: Kjo gjë ndodhi shumë shpesh, dhe ajo iku në heshtje.
Për njëfarë kohe u ndjeva e lirë. Pastaj njerëzit filluan të më thonin gjëra të tilla si: “Ti qesh si nëna jote, je kokëfortë si ajo, ti i ke duart fiks si të nënës tënde”. Dhe unë një mëngjes pashë veten në pasqyrë dhe kuptova: Ajo ishte aty, në shtëpinë time, në trupin tim. Dhe për habinë time, kjo gjë filloi të më mërziste gjithnjë e më pak: unë kam zbuluar mamanë në gjestet e mia, në zërin tim, në gjithçka timen. Ishte e pamundur që unë të kthehesha brenda trupit të nënës sime, por ishte kaq shumë e mundur që ajo ishte brenda meje qëkur linda, dhe se ajo ishte brenda meje edhe atëherë kur unë mendova se isha larguar prej saj – kur mendova se isha e lirë nga ajo.
Dhe atë atëherë e kuptova se duke kërkuar veten, gjeta mamanë time, duke e pranuar dhe duke e dashur atë si kur isha fëmijë. U ndjeva sërish e brishtë. Ndonjëherë pajtimi merret si një veprim për të harruar gabimet që kemi kaluar e vajtur. Dhe ndoshta është e vërtetë, por jo në marrëdhëniet tona me nënat tona. U pajtova me nënën time kur kuptova gabimet – ato që mua më dukeshin të tilla – si pjesë e vetes sime, thelbësore për rritjen time.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMemli heq fotot e Nënës Terezës dhe Ibrahim Rugovës
Egoizmi i flet të gjitha gjuhët dhe i luan të gjitha rolet - edhe atë të zemërgjerësisë
SHTËPIA BUZË DETIT
Si lindi thënia: “Rrejë për tokë e jo për qiell”?
CIGANËT NË UDHËTIM
Fjalë të urta popullore: Gjersa të mendohet i mençuri, i marri mbaron punën!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën