LAJMI I FUNDIT:

E thotë ministri Tahiri: Krimi dhe korrupsioni po na shkatërrojnë si shtet

E thotë ministri Tahiri: Krimi dhe korrupsioni po na shkatërrojnë si shtet

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e ka pranuar faktin se në institucionet e shtetit ka korrupsion endemik, dhe është shprehur i shqetësuar që nuk po ndëshkohet korrupsioni dhe krimi.

Tahiri ka thënë  se institucionet u kanë krijuar kushte të mjaftueshme gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe tash u mbetet atyre që të jenë më efikas në ndarjen e drejtësisë dhe ndëshkimin e korrupsionit.

Ai ka thënë se rastet kur zyrtarët e ndryshëm nuk ndëshkohen atëherë kjo mund të shërbejë si stimulim për ata që duan të merren më krim e korrupsion.


Tahiri ka kërkuar nga gjyqtarët dhe prokurorët që të mos bien pre e politikës e grupeve të ndryshme kriminale, por të punojnë më përkushtim dhe profesionalizëm.

“Për që ka keqperdorime, e korrupsion nuk ka pikë dyshimi, në çdo vend të botës ka të tilla e sigurisht ka edhe te ne, por çdo vend i botës bënë matje sa i ka luftuar këto dukuri, fatkeqësisht ne nuk arritëm ta luftojmë krimin e korrupsionin”, ka deklaruar Tahiri, në RTK.

Largimin e ambasadorit britanik nga Komisioni për verifikimin dhe përzgjedhjen e personave meritor në pozita publike, e ka quajtur lajm të keq, duke thënë se Kosova ka dhënë shembull jo të mirë në disa raste.

Sa u përket reagimeve për rastin e deportimit të 6 shtetasve turq, Tahiri ka theksuar se disa anëtar të Komisionit ‘ad hoc’ për hetimin e këtij rasti e kanë keqpërdorur detyrën duke bërë fushatë politike kundër disa ministrive e zyrtarëve të ndryshëm shtetëror.

Ai ka thënë se ky komision nuk e ka kryer punën e vet pasi që nuk ka arritur ta votojë raportin, po ka abuzuar duke e përdorur këtë rast për qëllime politike.

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori