“Nuk e kam problem që dikush shprehet negativisht ndaj meje. Në rast se më thonë “gomar”, është opinion, mund të jetë fyerje, por mbetet opinion dhe nuk e kam problem. Në rast se më thonë “hajdut”, ky nuk është opinion, kjo kërkon fakte…”.
Kështu i është përgjigjur Alfred Lelës vetë Edi Rama. Në fakt, argumenti është shterues, kur në Ministrinë e Drejtësisë të qeverisë që ai drejton po gatuhet një ligj, i cili do të ndëshkojë nga “shpifja” deri tek satira.
Pra, nëse i thua “hajdut” dënohesh, por ama po i the “gomar” lejohesh. Pa dyshim që i duhet thënë vetëm “gomar” edhe kur e mendon se është hajdut, pasi ai vetë na e ka treguar me një argument tejet inteligjent dythundrak se nuk është hajdut. Dikur i vuri në pozitë gazetarët, kur i pyeti: “A mund të jetë hajdut një burrë dy metra i gjatë?” Patjetër që ky argument shkencor na bind se hajdut nuk ka asnjë gjasë të jetë një shtatlartë si ai, por gomar as që duhet vënë në dyshim.
Pos kësaj duhet kuptuar që liderë globalë si ai e bazojnë vlerën e aktivitetit të tyre në vlera të shëndosha satirike me nam të madh. Fjala vjen, njerëz si Fatos Lubonja shpallën sikur Enveri qenka midis nesh, meqë po dënohet satira. Përkundrazi, diktatori nuk ka si të jetë mes nesh, por gomari është që ç’ke me të. Ai vetë na e dha këtë zgjidhje. A nuk është gomari një element themelor i satirës ballkanike dhe me gjerë? A do të kishte kuptim Nastradin Hoxha pa gomarin e tij? Prandaj, çdokush që e pranon këtë rol historik për zhvillimin e satirës së vendit të tij duhet konsideruar një hero i demokracisë dhe në asnjë mënyrë e kundërta.
Në fabulat shqiptare gomari është më shumë se i pranishëm, mjaft të kujtojmë vargëzimin që i bëri njërës prej tyre Dritëro Agolli:
Kali dhe gomari
Kalonin në një shteg të ngushtë mali,
gomari para, pas gomarit kali.
Të dy ngarkuar me thasë mirë,
nga vapa të munduar e djersirë.
Fshatari donte shpejt në fshat të arrinte,
ndaj kalit vitheve me shkop i binte.
Por, kali më në fund durimin humbi,
e ngriti bishtin dhe samarin tundi.
Hej mbaj dorën se pastaj ta hedh përdhe samarin,
ti para meje pse ma nxjerr gomarin?
E nga të vete s’di fare unë i ngrati,
kur rrugën ma ka zënë veshgjati.
Përpara nxirrmë mua të mos vuash,
dhe rrih pastaj gomarin sa të duash.
Kështu e ka kjo botë e mjerë e marrë,
Përpara nxjerrin veç gomarë.
Prandaj, në këtë këndvështrim merr kuptim filozofik edhe postulati i shenjtë i Rilindjes: “Mirë ja ky po ikën, por kush do të vijë?”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Trump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025