Një vajzë e shoqëruar nga prindi ka raportuar se nga fundi i muajit janar është dhunuar nga një person.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën në Ferizaj.
Tutje thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Më 12.05.2025 viktima femër kosovare, e shoqëruar nga prindi, ka raportuar se nga fundi i muajit janar, është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/