Veturat e vjetra që janë në gjendje të mirë teknike gjithmonë tërheqin vëmendje, e kështu ka ndodhur me një Honda CR-X.

Kjo veturë e prodhuar në vitin 1990 është ofruar në shitje në Portugali, me vetëm 17 kilometra të kaluara gjatë 30 viteve “jetë”, transmeton Telegrafi.


Është një e dhënë mbresëlënëse, pasi edhe disa njësi të ekspozuara nëpër muze kanë më shumë kilometra të kaluara sesa kjo.

Fjala është për modelin CR-X, 6i-16 që u nxor nga auto-salloni i Hondës – duke e dërguar në një garazh privat ku i kaloi 20 vite pa lëvizur fare – e gjatë kësaj periudhe as rrotat nuk i kishin prekur tokës, për faktin se ishte mbajtur pezull në një pirunar.

Në brendësi akoma gjenden mbulesat e letrës në dysheme – si dhe logot nëpër rrota që dëshmonin se janë të paprekura.

Vetura është në gjendje të përkryer sikur të kishte dalë sot nga shiriti prodhues i fabrikës – megjithatë çmimi nuk është bërë i ditur. /Telegrafi/

2 49

3 37

4 29

5 22

6 17

7 16

8 15

9 15

10 10

11 16

12 11

13 11

14 7

15 7

16 6

17 5

18 3

19 3

20 2

21 2

22 4

23 1

24