Parkimi i gabuar i veturave është një dukuri mjaftë e shpeshtë në vendin tonë. E së fundmi në kryeqytet është regjistruar një situatë e pazakontë.

Policia e Kosovës ka gjobitur një veturë zyrtare të saj për shkak të parkimit të gabuar.


Video nga ky moment është publikuar nga “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë”, të cilët raportuan se automjeti policor ishte parkuar në mënyrë të parregullt, gjë që çoi në vendosjen e një gjobe nga vetë zyrtari policor.

Ky veprim është përshëndetur nga qytetarët si një shembull i mirë i zbatimit të barabartë të ligjit, pa marrë parasysh se kush është shkelësi. /Telegrafi/