E pabesueshme, 100 mijë tifozë kanë nënshkruar peticionin për të përsëritur ndeshjen Barcelona 6-1 PSG (Foto)

Një përdorues i change.org ka hapur një peticion për përsëritjen e ndeshjes mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit, e cila përfundoi me rezultat 6-1.
Personi i quajtur Luis Melendo Olmedo thotë se ndeshja duhet përsëritur sepse “referimi i i gjyqtarit gjerman Deniz Aytekin, e dëmtoi rëndë PSG-në dhe favorizoi Barcelonën”.
I gjithë peticioni është plotësuar me momentet e dyshimta të ndeshjes, ku të bashkangjitura janë fotografi, video dhe detaje tjera.
Në peticionin drejtuar UEFA-s deri më tani janë grumbulluar më shumë se 100,000 nënshkrime.
Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave në Paris kishte përfunduar me rezultat 4-0. /Telegrafi/


Nga
Telegrafi
12/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































