Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan nën dyshimin për bashkëjetesë jashtëmartesorepolicia  me një vajzë nën moshën 16-vjeçare.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, rreth orës 03:00, pasi në shtëpinë e tij është gjetur viktima femër kosovare, e cila ishte raportuar si person i zhdukur disa ditë më parë.


Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. /Telegrafi/