LAJMI I FUNDIT:

E Majta: Deputetët gjatë vitit 2024 kanë shpenzuar 300 mijë euro për udhëtime, ka pasur keqpërdorime të buxhetit

E Majta: Deputetët gjatë vitit 2024 kanë shpenzuar 300 mijë euro për udhëtime, ka pasur keqpërdorime të buxhetit

Vazhdon shpërdorimi i parave publike për shpenzimet e udhëtimit nga deputetët, kështu thonë nga E Majta, duke theksuar se për udhëtimet komode të përfaqësuesve në legjislativ në vitin 2024 janë shpenzuar 300 mijë euro, që është 20 mijë euro më shumë në krahasim me vitin 2023.

Për këtë, partia thotë se deputetët e tyre do të paraqesin në Kuvend Ligjin për shpenzimet e udhëtimit, i cili do të reduktojë në mënyrë drastike humbjen e parave publike.

“Gjatë mandatit të përbërjes së mëparshme parlamentare, deputetët kanë grumbulluar mbi një milion euro. “Në vitin 2019 janë paguar 390,993 euro, në vitin 2018 522,930 euro, në vitin 2017 512,000 euro, në vitin 2016 698,797 euro dhe në vitin 2015 770,883 euro”, thonë nga Levica.


Krahas keqpërdorimeve të shpenzimeve të udhëtimit, si derivatet, taksat, zhvlerësimet, partia opozitare thekson se një numër i mirë i deputetëve kanë ngarkuar edhe qiranë prej 400 euro në muaj.

“Disa prej tyre merrnin qira pavarësisht se kishin apartamente në kryeqytet. “Betejën” për mjetet publike më të shpenzuara në këtë bazë po e udhëheqin deputetët e OBRM-PDUKM-së, të cilët kanë një avantazh të vogël ndaj deputetëve të LSDM-së dhe për këtë mandat atyre iu bashkuan edhe deputetët e ZNAM-it”, thonë nga partia e Dimitar Apasiev.

E Majta thekson se ka pesë vite që është parti parlamentare, por nuk ka ngarkuar asnjë denar për shpenzimet e udhëtimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori