LAJMI I FUNDIT:

E kryer, Ranieri kthehet te Roma – mbetet vetëm zyrtarizimi

E kryer, Ranieri kthehet te Roma – mbetet vetëm zyrtarizimi

Claudio Ranieri ka rënë dakord për kushtet që të marrë drejtimin e Romës deri në fund të sezonit dhe nesër do të ketë seancën e parë stërvitore.

Media të shumta italiane e konfirmojnë këtë gjë, duke nisur nga Sky Sport Italia, Sportitalia dhe La Gazzetta dello Sport, duke konfirmuan lajmin, por ende po presin një njoftim zyrtar në këtë mbrëmje.

Veterani fluturoi për në Londër mbrëmë vonë dhe u takua me pronarin e klubit Dan Friedkin këtë pasdite.


Ata diskutuan planet e tyre për pjesën tjetër të sezonit dhe ranë dakord për kushtet, kështu që Ranieri ka nënshkruar kontratën deri më 30 qershor 2025.

Ai bëhet trajneri i katërt i vitit kalendarik për Giallorossët, pasi Jose Mourinho u shkarkua në janar, pastaj Daniele De Rossi më 18 shtator.

Ivan Juricit i zgjati më pak se dy muaj, ku u shkarkua pas katër fitoreve, tre barazimeve dhe pesë humbjeve mes Serisë A dhe Ligës së Evropës.

Një romanist për ta shpëtuar Romën, Ranieri do ta marrë për herë të tretë drejtimin e Giallorosëve
Lexo po ashtu Një romanist për ta shpëtuar Romën, Ranieri do ta marrë për herë të tretë drejtimin e Giallorosëve

Ky do të jetë sezoni i tretë i ndryshëm i Ranierit te Roma pas shtatorit 2009 deri në shkurt 2011, duke u rikthyer më pas si kujdestar nga marsi deri në qershor 2019.

Ai mbushi 73 vjeç muajin e kaluar dhe kishte njoftuar tërheqjen e tij në qershor pasi e çoi Cagliarin në Seria A dhe më pas siguroi që ata të mbijetojnë një vit më pas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Ndërkombëtare
Ish-trajnerin e Milanit e pret një dënim shumë i rëndë pas gjestit të pahijshëm ndaj gjyqtarit

Ish-trajnerin e Milanit e pret një dënim shumë i rëndë pas gjestit të pahijshëm ndaj gjyqtarit

Ligue 1
Gjyqtari ndërpreu për pak minuta ndeshjen në kampionatin shqiptar për shkak të Ramazanit

Gjyqtari ndërpreu për pak minuta ndeshjen në kampionatin shqiptar për shkak të Ramazanit

Superliga

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

La Liga
Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bundesliga
Kalo në kategori