Mesfushori N’Golo Kante ka kompletuar marrëveshjen me Fenerbahcen, skuadër të cilës do t’i bashkohet në ditët e ardhshme.

Ylli francez kishte marrëveshje në parim me Fenerin që disa javë, ndërsa klubi turk tashmë e ka mbyllur marrëveshjen edhe me Al Ittihadin.


Feneri do të paguajë 4 milionë euro për Kante, i cili do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2028.

“N’Golo Kante te Fenerbahce, e kryer. Marrëveshja arrihet me Al Ittihadin”.

“Fenerbahce nuk u dorëzua pasi kishte marrëveshje në parim me Kante. Transferim i përhershëm, rreth 4 milionë euro. Kontratë deri në vitin 2028. Testet mjekësore së shpejti për fituesin e Kupës së Botës”, raporton gazetari Florian Plettenberg.

Ndërkohë, thuhet se është arritur edhe një marrëveshje mes dy klubeve se Youssef En Nesyri do t’i bashkohet Al Ittihad, nëse Karim Benzema vendos t’i bashkohet Al Hilalit./Telegrafi

telegrafi sport app