LAJMI I FUNDIT:

E kishte shtyrë të miturën të kryej marrëdhënie seksuale me shokun e tij për 200 euro, një muaj paraburgim ndaj gjakovarit

E kishte shtyrë të miturën të kryej marrëdhënie seksuale me shokun e tij për 200 euro, një muaj paraburgim ndaj gjakovarit
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë dje ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit F. K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të prostitucionit.

“Më datë 10 mars 2021, në Gjakovë, saktësisht në vilat “M…” në fshatin D., i pandehuri F.K., në bashkëveprim me të dashurën e tij të miturën ……. ….., rekrutojnë dhe organizojnë personin tjetër të miturën … ……., që me qëllim të mundësimit të prostitucionit të kryej marrëdhënie seksuale me shokun e tij D. J., në këmbim të shumës prej 200 euro. Me këto veprime i pandehurit F. K., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” në bashkëkryerje nga neni 234 paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 dhe 31, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Gjykata, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.


Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori