E keni provuar qumështin me patate? Nuk përmban alergjen, laktozë, gluten apo fruta arrore

Ka më pak sheqer dhe yndyrë dhe është i pasur me kalcium
Nuk e ka shijen e patates.
Mund t’ju ndihmojë të tretni më mirë ushqimin, veçanërisht nëse vuani nga kapsllëku, stomaku i fryrë ose gazrat, transmeton Telegrafi.
Është gjithashtu një burim i shkëlqyer i fibrave, vitaminës B12, hekurit dhe folateve.
Ky qumësht mund të ndihmojë trupin dhe mendjen tuaj të funksionojnë më mirë.
Sipas “The Guardian”, kompania suedeze Veg of Lund prezantoi markën e saj të quajtur Dug si një zëvendësues për qumështin e kafshëve me bazë patatesh.
Në Veg of Lund betohen për recetën e tyre, shijen e butë dhe të plotë dhe pretendojnë se është një burim i mirë i fibrave, vitaminës C, kaliumit, magnezit dhe antioksidantëve dhe, më e rëndësishmja, nga të gjitha pijet bimore është më pak e dëmshme për mjedisin.
Shija e këtij qumështi, thonë ata, nuk është si ajo e patateve, por është shumë neutrale dhe mund të pihet vetë, në kafe ose të përdoret për gatim.
Bëni qumësht me patate në shtëpi
Qëroni patatet dhe gatuajini. Kur të jenë gati i vendosim në blender. Hidhni ujë në gjysmën dhe pak bajame të bluara (sipas dëshirës).
Shtoni një majë kripë dhe një ëmbëltues natyral. Nëse dëshironi, shtoni pak ekstrakt vanilje. Përziejini të gjitha bashkë dhe vendosini në një enë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës