LAJMI I FUNDIT:

A e keni parë këtë: Bonevet dhe IPKO krijojnë veturën e parë elektrike në Kosovë (FOTO / VIDEO)

A e keni parë këtë: Bonevet dhe IPKO krijojnë veturën e parë elektrike në Kosovë (FOTO / VIDEO)

Të rinjtë e qendrës krijuese BONEVET e kanë nisur një projekt shumë inovativ dhe ambicioz, pikërisht në kohën kur e gjithë vëmendja e industrisë është tek makinat elektrike.

Marrëveshja mes IPKO dhe BONEVET parasheh fillimin e mega-projektit pesë-vejçar të quajtur EVIB për konvertimin e makinës Renault Twingo, e cila tani përdor derivate të naftës, dhe pas përfundimit do të funksionojë përmes rrymës, në mënyrë elektrike.

evib3


Prototipi i makinës elektrike të cilën do ta bëjnë ekipi prej 6 anëtarësh në BONEVET ka përfunduar dhe pjesët përbërëse të kësaj makine janë shtypur përmes printerit në 3D. Realizimi i projektit do të bëhet në mes të vitit të ardhshëm në makinën ekzistuese Renault Twingo.

“Ne jemi mahnitur me potencialin e këtyre të rinjëve për të shndërruar idetë e tyre në produkte inovative që për bazë kanë mbrojtjen e ambientit” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO, pas nënshkrimit të marrëveshjes me BONEVET.

Ndërkaq Vëllaznim Xhiha, themelues i BONEVET ka thënë se është krenar për arritjen e marrëveshjes së parë mes hapësirës krijuese Bonevet me industrinë e Kosovës. “Bonevet është një qendër e cila e stimulon kreativitetin e të rinjëve, e cila ka rëndësi shumë të madhe në krijimin e fëmijëve jo vetëm si teknik por edhe si persona. Në Bonevet fëmijët mësojnë me e zbulu talentin e vet – e kjo më pas ju çelë atyre rrugën për karrierën e tyre profesionale.

IPKO po mbështet këtë iniciativë e cila do të zhvillohet tërësisht nga anëtarë të BONEVET.

15156809_566635183547562_4288058978580185959_o

Më shumë detaje për makinën elektrike të Bonevet gjenden në storjen e krijuar nga TV Dukagjini. Përfaqësuesi i veturave Renault për Kosovë është AutoMita, prej të cilëve sigurisht se projekti do të marrë mbështetje teknike, nëse nevojitet.

https://www.youtube.com/watch?v=x3KInZrDgZU

Artikull i sponzorizuar

Në trend Teknologji

Më shumë
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
As iPhone, as Samsung - Ky është telefoni më i hollë në botë

As iPhone, as Samsung - Ky është telefoni më i hollë në botë

Teknologji
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

As Apple as Samsung, ky është telefoni më i hollë në botë

As Apple as Samsung, ky është telefoni më i hollë në botë

Teknologji
Kalo në kategori