LAJMI I FUNDIT:

A e keni ditur se pilotët mund të flejnë gjatë fluturimit – publikohen pamjet brenda dhomave të gjumit në aeroplan

A e keni ditur se pilotët mund të flejnë gjatë fluturimit – publikohen pamjet brenda dhomave të gjumit në aeroplan

Një pilot ka “trembur” pasagjerët duke publikuar një video ku u shfaqen dhomat komode, por klaustrofobike në të cilat kapitenët shtrihen gjatë udhëtimeve të gjata.

Pamjet shfaqin një dhomë me qasje të kufizuar pranë kabinës së pilotëve, e pajisur me dy shtretër gjumi.

Këto dhoma speciale për gjumë, janë të disponueshme vetëm në fluturimet me distanca të gjata, si ato mbi 7 orë.


Shumë prej komentuesve u dukën të alarmuar nga ideja se pilotët flenë gjatë fluturimit.

“A flenë? Frika e re u zbulua”, shkroi njëri prej tyre.

Çfarë ndodh kur pilotin e zë gjumi gjatë fluturimit?
Lexo po ashtu Çfarë ndodh kur pilotin e zë gjumi gjatë fluturimit?

Sidoqoftë, siç vunë në dukje disa prej komentuesve, gjatë fluturimeve me distanca të gjata në aeroplan ka tre deri në katër pilotë, duke siguruar kështu që gjithmonë të ketë dikush që kontrollon drejtimin e tij ndërsa të tjerët pushojnë.

Në fakt, gjumi është i një rëndësie të madhe te pilotët pasi i ndihmon ata të rimbushin energjinë e tyre në mënyrë që të vazhdojnë drejtimin e aeroplanit.

Për këtë arsye, Administrata Federale e Aviacionit kërkon që pilotët të flenë të paktën 30 minuta gjatë fluturimeve më të gjata se 8 orë.

Gjithashtu, ata duhet të pushojnë të paktën 8 orë përpara fluturimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori