A e keni ditur që plagët shumë më shpejt shërohen nëse lëndoheni ditën, jo natën?

Nëse priteni apo digjeni gjatë ditës, plagët tuaja do të shërohen 60 për qind më shpejt se sa kur e njëjta fatkeqësi ju ndodh gjatë natës, kanë treguar rezultatet e studimit të publikuar të mërkurën, të cilat tregojnë rëndësinë e orës biologjike në procesin e shërimit
Zbulimi do të mund të përdoret dhe të aplikohet në ndërhyrjet kirurgjikale dhe do të mundësojnë zbulimin e mënyrave të reja të shërimit, të cilat do të përshpejtojnë shërimin, thonë shkencëtarët e Laboratorit të Biologjisë Molekulare në Cambridge, të cilët rezultatet e hulumtimit i kanë publikuar në revistën profesionale amerikane Science Translational Medicine.
Ora e brendshme biologjike apo ritmi cirkadik bën një sërë ritmesh biologjike brenda periudhës së caktuar të definuar si kohë e nevojshme që të përfundojë një cikël prej 24 orësh, sa i nevojitet tokës të rrotullohet rreth boshtit të vet dhe njerëzve u mundëson përshtatjen në pjesë të ndryshme të ditës dhe natës.
Ritmi biologjik është dukuri endogjene, gjë që do të thotë se fillon nga brenda dhe është i vetëmbajtshëm në mënyrë që ta mbajë organizmin e individit në gjendje të njëjtë gjatë kushteve të ndryshueshme në ambient, për shembull gjatë dritës apo errësirës.
Ai mundëson edhe balancimin e nevojës për gjumë dhe ushqim dhe përshtatje të qarkullimit të gjakut dhe temperaturës së trupit, transmeton Telegrafi.
Testimet janë bërë në laborator në qelizat e lëkurës njerëzore, fibroblaste dhe keratinocite (qelizat më të shumta të epidermës dhe folikulave të qimeve, që kanë rolin e sintezës së keratinës e cila zhvillohet në shtresën brirët apo në “trupin” e qimes), janë treguar që gjatë ciklit diurnal (ditor) të orës biologjike, plagët janë shëruar pothuajse dy herë më shpejt.
Rezultati i studimit ka qenë i njëjtë edhe në rastin e djegieve dhe shërimit të tyre. Hulumtimi i bërë në 118 pacientë me djegie ka treguar që, nëse janë shkaktuar gjatë natës, më saktësisht midis orës 20:00 dhe 08:00, është nevojitur 60 për qind më shumë kohë që të shërohen.
Pas mesatarisht 28 ditësh plagët e tilla janë shëruar në 95 për qind të rasteve, në krahasim me vetëm 17 ditë nëse djegiet kanë ndodhur midis orës 08:00 dhe 20:00, kanë thënë shkencëtarët.
Shkaku kryesor i shërimit më të shpejtë është zhvendosja më e shpejtë e qelizave të lëkurës në drejtim të vendit të lënduar gjatë ditës. Në qeliza më shpejt prodhohen proteinat, të cilat kanë rol kyç në shërimin e plagëve.
Duhet përmendur edhe që plaga “përmirësohet” me inde lidhore. Për t’u shëruar, trupi prodhon sasi të mëdha kolagjeni i cili ripërtërin indin e shqyer apo të dëmtuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame