Brikena Selmani dhe Shëndrit Lumi duket se kanë zbuluar padashje një informacion nga produksioni.

Ata së fundmi kanë mësuar për fitoren e Londrim Mekajt, në Big Brother VIP Kosova 4.


"Çka u gëzova dje për atë që thanë, që ka fituar", ka reaguar modelja nga Kosova.

Gazetari nga ana tjetër theksoi: "Hej e pabesueshme a, shumë e pabesueshme, nëse je duke na parë urime, e ke merituar të uroj me gjithë zemër Londraaa".

Fitorja e tij besohet se i është kumtuar nga produksioni pasi nuk kanë asnjë komunikim përtej mureve të shtëpisë.

Edhe pse kjo konsiderohet si thyerje e rregullave, ndonëse nuk lejohen informacionet nga jashtë.

Londrimi ndërkaq në Kosovë fitoi çmimin e madh prej 124 mijë eurosh. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com