LAJMI I FUNDIT:

“E ka kuptuar edhe vetë përmirësimin” – Simone Inzaghi lavdëron paraqitjen e Asllanit

“E ka kuptuar edhe vetë përmirësimin” – Simone Inzaghi lavdëron paraqitjen e Asllanit

Interi ka marrë një tjetër fitore, kësaj radhe 5-0 në udhëtim te Frosinone dhe ka ngritur distancën me pozitën e dytë në kampionat në 21 pikë.

Edhe pse titulli kampion është festuar disa xhiro më parë, Interi vazhdon të shkëlqej dhe të marrë fitoret radhazi.

Në sfidën ndaj Frosinones, mesfushori shqiptar Kristjan Asllani ka qenë titullar dhe zhvilloi një ndeshje shumë të mirë.


Interi i shënon pesë herë Frosinones, Asllani luan gjithë ndeshjen
Lexo po ashtu Interi i shënon pesë herë Frosinones, Asllani luan gjithë ndeshjen

Kjo ka bërë që trajneri i Interit, Simone Inzaghi të flas fjalë të mira për mesfushorin shqiptar duke thënë se edhe ai vet e di se është përmirësuar.

“Kristjan Asllani është rritur shumë dhe madje edhe ai vetë e ka kuptuar përmirësimin që i ka ndodhur gjatë muajve të fundit. E meriton të luajë, pasi e kemi aktivizuar titullar edhe në ndeshje delicate dhe nuk ka zhgënjyer”.

“Jam i kënaqur me të gjithë futbollistët, por shpenzova dy fjalë më shumë për Asllanin, pasi e meriton vërtetë”, u shpreh Inzaghi.

Ky është sezoni i dytë i Asllanit me fanellën e Interit, me mesfushorin 22-vjeçar që vitin e parë luajti një total prej 854 minutash, ndërsa këtë vit numëron 1044 minuta në fushë, kur kanë mbetur ende edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori