E marta (26 nëntor) filloi me disa tërmete të fuqishme në Shqipëri, i pari u regjistrua në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti i fuqishëm ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.

Dridhjet janë ndier shumë edhe në Kosovë, por nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa në Shqipëri deri në orën 20:00 janë raportuar për 21  viktima dhe shumë të lënduar, më poshtë Telegrafi iu mban të informuar në kohë reale me atë që po ndodh në Shqipëri.


26/11/2019 23:22-Lajme të rreme për një tërmet që mund ta godas Shqipërinë

Lajme që nuk janë të bazuara në informata kredibile dhe zyrtare janë shpërndarë nëpër rrjete sociale, që thonë se pas mesnate Shqipëria do të goditet nga një tjetër termet i fuqishëm.

Lajmi i plotë.

26/11/2019 22:52-Mblidhen pako me ushqim e veshmbathje në komunat e Kosovës, niset konvoji i parë me ndihma për në Shqipëri

Në Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan e Ferizaj, janë mbledhur pako me ushqim e veshmbathje për familjet e prekura nga tërmetet sot në Shqipëri.

Në Prishtinë tifo grupi "Plisat" ka organizuar aksion për gumbullimin e gjërave të nevojshme si ushqim e veshmbathje ku gjatë ditës janë nisur për në Shqipëri.

Lajmi i plotë.

26/11/2019 22:47-Qëndroi për 17 orë nën beton, ndërron jetë i riu në Thumanë, shkon në 23 numri i të vdekurve

Është shënuar një tjetër viktimë në Shqipëri nga tërmeti i sotëm, që e ka çuar në 23 numrin e personave të vdekur.

Pasi kishte qëndruar për 17 orë nën rrënoja me ndihmën e popmës së oksigjenit, autoritetet lokale kishin shpresuar se i riu mund të nxirrej i gjallë nga aty.

Lajmi i plotë.

26/11/2019 22:03-Presidenti Meta: Kosova dha shembullin e shkëlqyer të solidaritetit dhe vëllazërisë

2018/05/Ilir-_Meta-2.jpg

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka falënderuar popullin e Kosovës për solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit shkatërrimtar.

Meta, në një linjë telefonike në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Shqipëria ka qene e goditur nga tërmetet edhe para se ai të bëjë një paralajmërim për të ngritur masat në mënyrë që të përballen më situata të tilla më me efikasitet.

Lajmi i plotë.

26/11/2019 21:56-Edi Rama viziton të plagosurit në spital: Kjo ka qenë një ditë e rëndë për kombin shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar të plagosurit e tërmetit në Spitalin e Traumës dhe ka folur për mediat, duke thënë se nata e djeshme ishte nata më e keqe për të gjithë kombin shqiptar.

Ai po ashtu ka përgëzuar të gjitha strukturat që kanë dhënë ndihmë në teren, për përpjekjet heroike të bluazve të bardha, të cilët pa pushim po punojnë për të shpëtuar jetën e të plagosurve.

Lajmi i plotë.

26/11/2019 21:38-Banori nga Thumana: I kam katër anëtarë të familjes nën rrënoja, ushtarët e Kosovës po rrezikojnë jetën e tyre duke na ndihmuar

2019/11/rrefimi-1.jpg 5:"Admin

Vazhdojnë të vijnë rrëfime rrëqethëse nga Thumana për punën e Ushtrisë së Kosovës në përpjekje për të shpëtuar sa më shumë jetë pas tërmetit që shkaktoi shumë viktima.

Në një lidhje direkte për “Debat Plus” në RTV Dukagjini, një familjar, i cili thotë se ka nën rrënoja shumë familjarë, ka falënderuar shumë ushtarët e Kosovës.

Lajmi i plotë.

26/11/2019 21:34-Limaj në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar: Kosova ka hap dyert për strehim familjeve shqiptare

Koordinatori Kombëtar i dy qeverive shqiptare, Fatmir Limaj, ka thënë se të gjitha komunat e Kosovës, janë të gatshme t’i strehojnë gjithë ato familje që kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Lajmi i plotë.

26/11/2019 21:23-Korporata 'Dukagjini' ndan 20 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti

Korporata 'Dukagjini' ka marr vendim që të ndaj 20 mijë euro ndihmë për të gjithë të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që ka goditur Shqipërinë.

Lajmi është bërë i ditur para pak minutash në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjini, ku po diskutohet pikërisht për zhvillimet pas tërmetit.

Lajmi i plotë.

26/11/2019 21:20-Shkon në 22 numri i të vdekurve nga tërmeti në Shqipëri

Bilanci i viktimave nga tërmetet e sotme që kanë goditur Shqipërinë po shtohet vazhdimisht. Është bërë e ditur se numri i të vdekurve ka shkuar në 22.

Një nënë ka ndërruar jetë para pak çastesh, edhe pse ajo u nxor e gjallë nga rrënojat. Bëhet fjalë për 30-vjeçaren nga Durrësi, Diana Meçe.

Lajmi i plotë.

26/11/2019 21:13-Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës akuza për institucionet e Shqipërisë: E palogjikshme që një tërmet i tillë të shkaktojë aq shumë dëme

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka kritikuar institucionet përgjegjëse në Shqipëri për neglizhim të situatës.

Mustafa, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është e palogjikshme që tërmeti me një magnitudë të tillë të shkaktojë aq shumë dëme, përcjell Telegrafi.

Lajmi i plotë.

26/11/2019 21:04-Thaçi ngushëllon familjen e vëllezërve nga Gjilani, që humbën jetën nga tërmeti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shprehur ngushëllime familjes Abazi nga Livoçi i Gjilanit për humbjen e dy vëllezërve si pasojë e tërmetit në Shqipëri.

Lajmi i plotë.

26/11/2019 20:14-Rrëfimi i banorit të Thumanës: Kati i parë ma shpëtoi familjen, katër sipër nesh vdiqën e për dy tjerë s’ka shpresë

2019/11/rrefimi.jpg

Derisa mbrëmja tashmë ka arritur, banorët e Thumanës, fshatit më të prekur nga tërmeti në Shqipëri ende nuk kanë një strehë mbi kokë.

Banori i këtij fshati, Vladimir Haxhiu, në një videolidhje për RTV Dukagjinin ka rrëfyer momentet e vështira të mëngjesit të ditës së sotshme.

Lajmi i plotë.

26/11/2019 20:08-Pamje, momenti kur burri nxirret i gjallë nga rrënojat e pallatit në Thumanë

Një person është nxjerrë i gjallë nga forcat e kërkim-shpëtimit, ndërkohë që po vazhdon kërkimi edhe për persona të tjerë.

Në videon e siguruar nga tch, shihet kur një burrë, mbi të 30-at duke komunikuar me forcat e kërkim-shpëtimit.

Lajmi i plotë.

26/11/2019 20:00-Meta anulon pritjen shtetërore për Ditën e Flamurit në Shqipëri

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vendosur të anulojë pritjen shtetërore me rastin e Ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë.

Sipas njoftimit për media anulimi është bërë për shkak të tragjedisë që ka ndodhur sot në Shqipëri, ku pas tërmeteve kanë mbetur të vdekur 21 persona ndërsa rreth 600 të lënduar.

Lajmi i plotë.

26/11/2019 19:57-Thellohet bilanci i tragjedisë së tërmetit, shkon në 21 numri të vdekurve

Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë ka goditur sot Shqipërinë. Zyrtarisht bëhet e ditur se 21 persona kanë humbur jetën, mes tyre 2 fëmijë, kurse 45 persona janë nxjerr të gjallë nga rrënojat.

Lajmi i plotë.

26/11/2019 19:35-Rama: Do të nënshkruajmë marrëveshje me hotele që të strehohen të gjitha familjet e mbetura pa çati

2019/11/78648993_10157196363316523_6478336924766437376_n-532x450.jpg

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë një reagim për tërmetin e fuqishëm që goditi sot Shqipërinë, duke marrë deri më tani 20 jetë njerëzish dhe duke shembur shumë ndërtesa.

Kreu i qeverisë ka njoftuar se do të nënshkruhet një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës për të strehuar të gjitha familjet që kanë mbetur pa shtëpi, pasi tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotshëm.

Lajmi i plotë.

26/11/2019 19:13-Dy trupa tjerë të pajetë nxirren nga rrënojat, viktimat janë nënë e bir

Raportohet  nga Thumana se ekipet e shpëtimit sapo kanë nxjerrë nga rrënojat dy trupa të tjerë të pajetë, duke e çuar në 20 numrin e të vdekurve nga termeti.

Lajmi i plotë.

26/11/2019 19:06-Ndërpriten operacionet e kërkim-shpëtimit për pak minuta, pasi tërmeti tjetër goditi Thumanë para pak çastesh

Pak minuta më parë është ndjerë një tjetër tërmet në Thumanë dhe kjo ka bërë që për pak minuta të ndërpritet edhe operacioni i kërkim-shpëtimit.

Lajmi i plotë.

26/11/2019 18:50-Pamjet që tregojnë fuqinë shkatërruese të tërmeteve të sotme në Shqipëri

Dita e martë e 26 nëntorit në Shqipëri ka filluar me tërmete të fuqishme, të cilat deri tash shkaktuan vdekjen e 20 personave dhe qindra të lënduar rëndë.

Pamjet në videon e mëposhtme tregojnë banorët të shqetësuar e të frikësuar tej mase, duke kërkuar ndihmë me zë të lartë, po ashtu edhe ndërtesat e rrënuara deri në themel.

Lajmi i plotë.

26/11/2019 18:35-Regjistrohet një termet i ri në Durrës

Sipas raportimeve të fundit një tërmet është regjistruaR para pak minutash në Shqipëri, me fuqi prej 4.52 shkallë të Rihterit.

Tërmeti ka ndodhur në Durrës rreth orës 18:00.

Lajmi i plotë.

26/11/2019 18:05-Qytetarja nga Durrësi: Jemi shumë falënderues ndaj Kosovës, po ndihmon më shumë se vet Shqipëria në këtë situatë

Lëkundjet e tërmetit që ka ndodhur në mëngjesin e hershëm kanë prekur më së rëndi Qarkun e Durrësit.

Në një lidhje direkte nga Durrësi për edicionin e lajmeve në RTV Dukagjini, qytetarja Debora Bakiasi ka rrëfyer momentet e vështira që po kalojnë banorët e këtyre zonave.

Lajmi i plotë.

26/11/2019 17:52-Selia e NATO-s në Bruksel ulë në gjysëm shtizë flamurin e Shqipërisë

Si pasojë e tërmeteve të cilat ndodhën sot (e martë) në Shqipëri, janë raportuar 16 viktima dhe rreth 600 të lënduar.

Në shenjë solidariteti me këtë ngjarje tragjike, selia e NATO-s në Bruksel në oborrin e saj ka ulur në gjysëm shtizë flamurin e Shqipërisë pas tërmetit. 

Lajmi i plotë.

26/11/2019 17:29-Banorët në Prezë rrëfejnë 30 sekondat e ferrit: “Fluturova fëmijët nga dritarja, më i vogli tre vjeç”

Dëme të konsiderueshme në banesa ka shkaktuar tërmeti i sotëm edhe në zonën e Prezës. Mure të shembur, xhama të thyer, është kjo panorama që sjell gazetarja Dorjana Bezat nga kjo zonë.

Banorët kanë rrëfyer sekondat e tmerrit gjatë lëkundjeve të tërmetit dhe se si kanë mundur të dalin prej banesave.

Lajmi i plotë

26/11/2019 17:13-Ali Berisha: Jemi në kontakt ndërministror, Kosova e gatshme të dërgojë mjekë dhe medikamente në Shqipëri

Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë Ali Berisha, ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Kosovës ka ngritur në gatishmëri numrin e mjekëve specialist të lëmive që varësisht do kërkohen për ti nisur drejt Shqipërisë.

Lajmi i plotë

26/11/2019 17:02-Një 29-vjeçar nga Kosova nxirret i vdekur nga rrënojat e hotelit të shembur

Nga rrënojat e hotelit të shembu në Durrës është nxjerrë trupi i një 29-vjeçari nga Kosova.

Ky lajm është konfirmuar nga forcat zjarrfikëse, po ashtu është bërë e ditur se edhe vëllai i tij është nën rrënoja dhe po punohet që të nxirret edhe ai, raporton news24.

Lajmi i plotë.

26/11/2019 16:49-Tërmeti në Shqipëri, identifikohen 10 prej viktimave

Dhjetë personat e identifikuar janë:

1-Selvie Lala, 74 vjeçe.

2-Erisa Cara, 25 vjeçe.

3-Arjela Lala, 5 vjeçe.

4-Kristi Reçi, 25 vjeç.

5-Erjola Boshku, 25 vjeçe.

6-Sadik Qato, 80 vjeç.

7-Amelja Lala, 10 vjeç.

8-Sahate Lala, 50 vjeç.

9-Bajram Hajdarmataj.

10-Plator Zeneli, 70 vjeç.

26/11/2019 16:33-Gazetarja shqiptare nuk mban lotët në transmetim direkt, teksa po raportohej për persona të mbetur nën rrënoja

26/11/2019 16:01-Rrëfimi i turistit turk që përjetoi tërmetin në Durrës: Dëgjoja rrëzimin e çative

“Po qëndroja në një shtëpi të vogël të miqve në Durrës kur tërmeti i parë goditi vendin rreth orës 3:30 të mëngjesit”, ka deklaruar Barış Baran: Lajmi i plotë.

2 124

26/11/2019 15:56-Shkon në 16 numri i viktimave në Shqipëri

Ka shkuar në 16 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi vendin këtë të martë Shqipërinë: Lajmi i plotë.

EKTlpcKUcAAyY9J

26/11/2019 15:26-Policia e Kosovës dhe FSK ndihmojnë në shpëtimin e 17-vjeçarit në Durrës

Është nxjerrë i gjallë 17-vjeçari i cili kishte mbetur në rrënojat e shtëpisë së tij tek ish-këneta në Durrës: Lajmi i plotë.

26/11/2019 14:39-Momentin kur tërmeti i fuqishëm godet Shqipërinë dhe gjithçka brenda një lokali lëkundet

26/11/2019 14:35-Ministria e Shëndetësisë: Arrin në 15 numri i viktimave dhe 600 të plagosur nga tërmeti në Shqipëri

2019/11/18-5.jpg

Çdo orë që kalon rrit bilancin e viktimave të tërmetit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaron se deri në orën 14:00 janë 15 të vdekur dhe 600 të plagosur. Lajmi i plotë

26/11/2019 14:23-Rama bën thirrje për qetësi e durim: Do e përballojmë së bashku këtë pabesi të natyrës

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të kenë durim, duke thënë se situatën do ta përballojmë së bashku.

Rama tha se kanë mbërritur ndihmat e para nga Kosova dhe Italia. Ndërsa shprehet se po mbërrin një autokolonë nga Greqia si edhe helikopterë nga shtetit fqinje dhe vende të ndryshme të Evropës.

26/11/2019 13:55-Pamje nga droni pas tërmetit në zonën e Durrësit

26/11/2019 13:54-Nga një hotel luksoz në një gërmadhë, si e shkatërroi tërmeti hotelin ‘Tropikal’ në Durrës

Dridhjet e fuqishme të tokës kanë shkaktuar dëme të shumta, qindra shtëpi, e vetura, në mesin e tyre edhe hotelin 'Tropikal' në Durrës: Lajmi i plotë.

76913763 3116313011718003 5419242326520233984 n

26/11/2019 13:25-Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milion euro për Shqipërinë

Pas tërmetit të fuqishëm me 6.4 shkallë të Rihterit që goditi mëngjesin e sotëm Shqipërinë, Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje urgjente.

Në këtë mbledhje, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të ndajë 500 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë. Lajmi i plotë

26/11/2019 13:15-MPJ tregon numrin emergjent për shtetasit kosovarë që ndodhen në Shqipëri

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi të bërë për media ka thënë se është duke përcjellë me shumë shqetësim lajmet që po vijnë nga Shqipëria, pas tërmetit të rëndë i cili goditi të martën në mëngjes Durrësin dhe rrethinën e tij. (Numri emergjent: +355 68 241 5291)

26/11/2019 13:04-Banori i bllokuar nxirret i gjallë nga rrënojat e pallatit, gruaja dhe fëmijët ende të bllokuar

Një mision shpëtimi është realizuar drejtpërdrejtë në transmetim në Report Tv.

Bert Cara 57-vjeç, i cili kishte mbetur i bllokuar në rrënojat e katit të dytë në një pallat në Thumanë ka nxjerrë kokën teksa forcat ushtarake po gërmonin për të hequr barrierat bllokuese të cilat kanë mbuluar edhe të tjerë persona gjendja te cilëve ende nuk dihet.

26/11/2019 12:52-Tërmeti shemb dhe dëmton kalatë në Durrës, Krujë dhe Prezë

2019/11/termet-kala.jpeg

Tërmeti që goditi mëngjesin e së martës Shqipërinë përveç pasojave në njerëz dhe banesa, solli edhe dëmtimin e monumenteve të kulturës.

Në orët e para të mëngjesit u shemb një pjesë e Kullës C, të Kalasë së Durrësit.

Mësohet se dëmtime, me çarje të mureve pësoi edhe kalaja e Krujës dhe ajo e Prezës. Lajmi i plotë

26/11/2019 12:31-Shkon në 13 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri

2019/11/termet16.jpg

Është thelluar tragjedia në vend, si pasojë e tërmetit, me numrin e viktimave që vijon të rritet duke arritur në 13. Lajmi i plotë

26/11/2019 12:24-Ministri Cakaj bënë thirrje për solidarizim, këto janë llogarit bankare ku mund të kontribuoni

Ministri i jashtëm në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj ka ftuar të gjithë që të shprehin solidaritetin për qytetarët e prekur nga tërmeti.

26/11/2019 12:21-Gjendja në Durrës pas tërmetit me magnitudë 6.4 shkallë rihteri

26/11/2019 11:46-Momenti kur një grua nxirret nga rrënojat e një ndërtese në Shqipëri

Një lajm i mirë është shpëtimi i një gruaje në tragjedinë me të cilën po përballet Shqipëria sot.

26/11/2019 11:45-“Nuk kam më fjalë”, doktoresha nga Tirana tregon se si lindën binjakët 20 minuta pas tërmetit të fuqishëm

Një tregues se të jesh mjek është diçka hyjnore: Këtë më së miri e tregon doktoresha nga Tirana, ajo dhe ekipi saj pavarësisht rrezikshmërisë qëndruan në krye të detyrës dhe arritën të finalizojnë lindjen e binjakëve: Video dhe lajmi i plotë.

termetti

26/11/2019 11:38-Shkon në nëntë numri i viktimave në Shqipëri, mbi 600 persona tjerë të lënduar

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi vendin këtë të martë. Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se nëntë persona kanë humbur jetën ndërsa vijojnë aksionet për kërkim-shpëtim të personave të mbetur nën rrënoja.

26/11/2019 11:32-Ahmeti: Ekipet emergjente të Prishtinës të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se ekipet emergjente të Shërbimeve Publike janë të gatshme për të ofruar ndihmën e nevojshme pas tërmetit në Shqipëri.

26/11/2019 11:19-Kancelarja Merkel i ofron ndihmë emergjente Shqipërisë pas tërmeteve

2019/11/termet-shqiperi1.jpg

Pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë vjen një valë solidariteti nga Evropa. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel i ka ofruar ndihmë emergjente Shqipërisë. Shumë vende të tjera fqinje e evropiane tregohen solidare me Shqipërinë.

Ndihmat e para janë nisur ndërkohë drejt Shqipërisë. Sipas njoftimeve të autoriteteve shqiptare, fqinjët e Shqipërisë, Italia dhe Greqia kanë nisur avionë me ndihma në Shqipëri. Lajmi i plotë

26/11/2019 11:17-Pas FSK-së, edhe Policia e Kosovës niset drejt Shqipërisë për t’u dalë në ndihmë pas tërmetit të fuqishëm

Sot, në orët e hershme të mëngjesit Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ka mobilizuar njësitet e saja policore të cilat i ka nisur në drejtim të Republikës së Shqipërisë, për t’iu asistuar njësiteve emergjente të cilat janë të inkuadruara në operacionin e kërkim-shpëtimit, si pasojë e tërmetit të fuqishëm të ndodhur në disa lokacione të Shqipërisë.

IMG 5ae7877abe82624b92cdd9bd2378ba1d V

26/11/2019 11:13-Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë me intensitet të madh në Thumanë

26/11/2019 10:55-SHBA solidarizohet me Shqipërinë: Po ndjekim situatën nga afër, jemi gati për t’ju ofruar mbështetje

2019/11/termeti-durres1.jpg

Ambasada amerikane në Tiranë deklaroi se janë duke e ndjekur situatën nga afër të krijuar nga tërmetet.

Ambasada thotë se SHBA-ja shpreh ngushëllimin për të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti. Lajmi i plotë

26/11/2019 10:51

26/11/2019 10:25-Niset kontingjentit i parë i FSK-së drejt Shqipërisë

2019/11/1.FSK-ja-niset-p\u00ebr-t\u2019i-dal\u00eb-n\u00eb-ndihm\u00eb-Republik\u00ebs-s\u00eb-Shqip\u00ebris\u00eb.jpg

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Rrustem Berisha, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, ka shprehur ngushëllimet për humbjen e njerëzve, dhe menjëherë ka dhënë urdhër për nisjen e një kontingjenti të FSK-së, për tu dalë në ndihmë qytetarëve të Shqipërisë.

26/11/2019 10:14-Shkon në 8 numri i viktimave, mes tyre edhe një vajzë e mitur

Ka shkuar në 8 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm.

Dy persona të pajetë dyshohet ndodhen nën rrënojat një hoteli të shembur në zonën e Golemit.

Tre persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një pallati në Durrës, ku një prej tyre është një vajzë e mitur. Lajmi i plotë

26/11/2019 10:11-Tërmeti i sotshëm më i forti që prej vitit 1979, zgjati 30 sekonda

2019/11/termeti-durres.jpg

Sizmiologu Rexhep Koçi thotë se tërmeti me magnitudë 6.4 ka zgjatur 30 sekonda dhe konsiderohet më i forti që prej vitit 1979 - Lajmi i plotë.

26/11/2019 10:07-Shpëtohen nga rrënojat 23 persona në Durrës

Të paktën 23 persona janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Durrës. Një i moshuar u shpëtua pak minuta më parë (ora 09:18) në pallatin 6 katesh të shembur.

Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Ndërsa 22 të tjerë u shpëtuan deri në orën 09:00.

26/11/2019 10:04-Ministrja Xhaçka konfirmon: Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit

Në një deklaratë për mediat Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka konfirmuar se shtatë persona kanë humbur jetën ndërsa vijojnë aksionet për kërkim-shpëtim të personave të mbetur nën rrënoja.

Ndërkohe sipas njoftimeve zyrtare janë të paktën 165 të lënduar, 12 të shtruar në spitali e Durrës dhe 60 në QSUT. Lajmi i plotë

26/11/2019 09:56-Veseli: Kosova do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë për ta kaluar bashkë dhembjen

Lideri i PDK-së Kadri Veseli është shprehur i pikëlluar për jetët e humbura nga pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë.

26/11/2019 09:55-Zaev: Jemi të gatshëm që të japim të gjithë ndihmën e nevojshëm për Shqipërinë

Pas tërmetit që dridhi Shqipërinë, ka reaguar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duke thënë se jemi të gatshëm që të japim të gjithë ndihmën e nevojshëm për t’i dalë në ndihmë vendit fqinjë.

26/11/2019 09:48-LDK ngushëllon Shqipërinë për tragjedinë e ndodhur

Lidhja Demokratike e Kosovës i shpreh ngushëllime popullit dhe shtetit shqiptar për viktimat e tërmetit të sotëm në afërsi të Durrësit.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e Shqipërisë në këto momente traumatike.

Viktimat dhe familjet e tyre do jenë në lutjet tona. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kosovare që urgjentisht të mobilizojnë përkrahje për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri”, thuhet në letrën e ngushëllimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

26/11/2019 09:35-Tërmeti 6.4 ballë, evakuohen pasagjerët në aeroportin e Rinasit

2019/11/rinas-780x439-1.jpg

Autoriteti i Aviacionit Civil njofton se si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit mëngjesin e sotëm në orën 03:54 minuta, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, u bë evakuimi i menjëhershëm drejt pikave të grumbullimit, si në zonë tokësore po ashtu dhe në zonë ajrore.

26/11/2019 09:33-Forcat e RENEA-s po shpëtojnë të bllokuarit nga tërmetet

2019/11/renea2.jpg

Rreth 1,900 forca policie janë të angazhuara në terren, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

Deri në këto momente u është dhënë ndihmë mbi 260 qytetarëve.

Policia e Shtetit u kërkon gjithë qytetarëve të Durrësit dhe rrethinave të kufizojnë në maksimum lëvizjet me mjetet e tyre, për t’u dhënë mundësi autoriteteve, ambulancave dhe shërbimeve të emergjencave civile të qarkullojnë lirshëm në rrugë, për t’ju ofruar ndihmën e nevojshme banorëve të lënduar nga pasojat e tërmetit të mëngjesit të sotëm. Lajmi i plotë

26/11/2019 09:29-Kurti: Lutemi që të mos përsëritet tërmeti, Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm në Durrës, ku lëkundjet u ndjen edhe në Kosovë.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana.

26/11/2019 09:27-Tërmetet në Shqipëri, Italia dhe Greqia nisin avionët

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka thënë se Italia dhe Greqia kanë nisur avionët dhe skuadrat speciale në ndihmë të Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë.

26/11/2019 09:09-Mediet ndërkombëtare raportojnë për tërmetet në Shqipëri

2019/11/termet-reuters.jpg

Tërmeti më i fortë prej dekadash trondit Shqipërinë, viktima, të plagosur, të zhdukur dhe dëme të shumta materiale dhe panik tek qytetarët.

Janë këto termat më të përdorura nga mediet e huaja të cilat i kanë dhënë jehonë të madhe tërmetit që goditi Shqipërinë.

termet reuters Gjashtë të vdekur, ndërtesa të shembura nga tërmeti më i madh në dekada në Shqipëri

termet ap Një tërmet i fuqishëm godet Shqipërinë: Së paku 6 të vdekur, 300 të lënduar

termet dailymail Gjashtë të vdekur dhe të plagosur nga tërmeti me magnitudë 6.4 godet Shqipërinë duke shembur ndërtesat

Mediet italiane raportojnë se lëkundjet janë ndjerë dhe në territorin e Italisë, në Pulia dhe Bazilikatë ndërsa Reuters, Daily Mail, Asociated Press e shumë të tjera konfirmojnë viktimat dhe më shumë se 100 të plagosur. Lajmi i plotë

26/11/2019 09:09-Ndihma për Shqipërinë, Haradinaj kërkon mobilizim nga FSK dhe Policia e Kosovës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, të cilit ka shprehur solidaritetin e Kosovës për të ofruar tërë ndihmën e nevojshme për të përballuar situatën e rëndë në Shqipëri.

Haradinaj tha se i ka kërkuar nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, drejtori i Policisë Rashit Qalaj, që të mobilizojnë të gjitha njësitet emergjente për t’i dalë në ndihmë shtetit dhe qytetarëve të Shqipërisë me të gjitha kapacitetet e nevojshme. /Telegrafi/

26/11/2019 09:00-Tërmetet, si duhet vepruar në mënyrë që të shmangni pasojat!

Tërmetet nuk mund të parashikohen, por mund të mësojmë se si të mbrohemi prej tyre. Nga intensiteti i tërmetit varen edhe efektet shkatërruese të sipërfaqes së tokës: Lajmi i plotë.

aid7034 v4 728px React During an Earthquake Step 1

26/11/2019 08:59-Nuk raportohet për dëme në Kosovë, drejtori i Institutit Sizmologjik thotë se do të ketë sërish lëkundje të tokës në Shqipëri

Tërmeti i fuqishëm prej 6.4 shkallë të rihterit që goditi Shqipërinë sot, është ndjerë edhe në Kosovë.

Deri më tani nga ky tërmet në Kosovë nuk është raportuar për dëme materiale e as viktima. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, drejtori i Institutit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa.

Mustafa ndërkaq ka bërë të ditur se do të ketë sërish lëkundje të tokës por me intensitet më të ulët. /Telegrafi/

26/11/2019 08:57-Haradinaj pas tërmetit në Shqipëri: Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj të pakursyer

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se me shqetësim po përcjell lajmet për tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë dhe një pjesë të Kosovës gjatë natës.

26/11/2019 08:55-Meta: Jemi në një situatë dramatike

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka mbërritur në Thumanë, pranë banorëve të dëmtuar nga tërmeti i orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte.

26/11/2019 08:53-Tjetër lëkundje e fortë tërmeti

2019/11/adriatik-termeti-1024x243.jpg

Sapo janë ndjerë lëkundje të tjera sizmike në Tiranë dhe në zonat përreth.

Epiqendra vazhdon të jetë Deti Adriatik, në një thellësi prej dy kilometra dhe ka pasur një magnitudë prej 5 ballë të shkallës Rihter.

26/11/2019 08:50-Veliaj: Kemi hapur disa palestra për strehim provizor, pezullohet mësimi në kopshte dhe çerdhe

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj njofton se sot pezullohet mësimi në të gjithë shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërsa do të bëhet edhe verifikimi I këtyre objekteve.

26/11/2019 08:48-Thaçi: FSK është nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti

26/11/2019 08:39-Pas tërmetit të fuqishëm, pezullohet mësimi në tërë Shqipërinë

“Pezullohet mësimi në gjithë territorin për sot, datë 26 nëntor 2019. Për ditët në vijim ju njoftojmë në fund të ditës”, thuhet në njoftimin e ministres.

26/11/2019 08:38-Raportohet për gjashtë viktima dhe qindra të lënduar

Të paktën gjashtë viktima u raportuan nga Ministria e Mbrojtjes, dy gra në Thumanë, tre viktima në rrënojat e një ndërtesave në Durrës dhe një qytetar i cili ka rënë nga ballkoni në Kurbin: Lajmi i plotë.

Pas tërmeteve në rrjetin social ka shkruar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka konfirmuar se ka edhe viktima.

26/11/2019 08:35-Tjetër tërmet godet Durrësin me magnitudë 6.3

Dridhjet e tokës po vazhdojnë të godasin qytetin e Durrësit në Shqipëri. Pas tërmetit 6.4 shkallë të rihterit në orën 04:00 të mëngjesit, një tjetër tërmet ndodhi sërish në Durrës: Lajmi i plotë.

76756832 544335043070688 7736502368124010496 n

26/11/2019 07:11-Tërmeti në Shqipëri, nga paniku një banor hidhet nga ballkoni – thuhet se ka ndërruar jetë

Në qytetin e Kurbinit korrespondeti i Panorama raporton se si pasojë e termetit ka humbur jetën një qytetar. Mësohet se banori në Kurbin është hedhur nga banesa për shkak të panikut nga termeti, lajmi i plotë.

Screenshot 5 1

26/11/2019 06:12-Momenti kur dy fëmijë nxirren nga rrënojat e një pallati të shembur

Dy fëmijë të vegjël janë nxjerrë nga rrënojat e pallatit të shembur në Thumanë, lajmi i plotë.

26/11/2019 05:00-Pamje që tregojnë dëmet që ka shkaktuar në Durrës – raportohet edhe për të lënduar

Siç shihni nga pamjet banesa të shumta kanë pësuar dëmtime serioze, ndërkohë që ende nuk ka informacione zyrtare se sa është numri i tyre, apo për të lënduar

af1 5

page 174

https://twitter.com/xhildinho/status/1199174854756450307

26/11/2019 04:23-Tërmet i fuqishëm në Shqipëri

Sipas të dhënave thuhet se epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.3 ballë të rihterit ishte në Durrës. Dridhjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi.

received 422933558659987 scaled