LAJMI I FUNDIT:

E frikshme: Gjarpri shumë helmues filmohet duke u zvarritur rreth dhomës së gjumit të një fëmije në Australi

E frikshme: Gjarpri shumë helmues filmohet duke u zvarritur rreth dhomës së gjumit të një fëmije në Australi

Një gjarpër me ngjyrë kafe mjaft helmues është gjetur duke u zvarritur rreth dhomës së gjumit të një fëmije në Australi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë “Snake Catchers Ipswich & Logan” ata që postuan një video të gjarprit, i cili u pa në një shtëpi në Flinders View – një qytet në shtetin lindor të Queensland.

Pamjet tregojnë gjarprin, për të cilin ekspertët e fushës thanë se është një “foshnjë”, duke u fshehur pas disa mobiljeve përpara se të përpiqet të ikë nga individi që regjistron videon.


Ky lloj gjarpri thuhet se është një nga nëntë speciet e gjarprit kafe që jetojnë në Australi.

Këta gjarpërinj, të cilët të gjithë i përkasin gjinisë Pseudonaja, konsiderohen të jenë ndër gjarpërinjtë më të rrezikshëm në botë dhe disa specie të kësaj gjinie, kanë helm mjaft të fuqishëm për të vrarë një njeri.

Gjarpri i tillë (Pseudonaja textilis) është anëtari më i madh i kësaj gjinie, me gjatësi deri në tetë metra.

Testet laboratorike mbi minj tregojnë se kjo specie ka helmin e dytë më toksik nga çdo gjarpër tokësor në botë, sipas Australian Geographic.

Të vdesësh nga kafshimi i një gjarpri në Australi është shumë e pazakontë, sipas ekspertëve nga Universiteti Charles Sturt në shtetin jug-lindor të Uellsit të Ri Jugor.

Por midis viteve 2000 dhe 2016, “pickimet” e gjarprit kafe përbënin më shumë vdekje se nga çdo gjarpër tjetër në vend – më pak se dy në vit mesatarisht – sipas një studimi të botuar në revistën Toxicon.

Ndërsa gjarpërinjtë e tillë kanë një reputacion të jenë agresivë, ekspertët thonë se si gjarpërinjtë e tjerë, ata tentojnë të shmangin sulmet ndaj njerëzve nëse nuk provokohen në ndonjë mënyrë ose ndjehen të kërcënuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Kalo në kategori