LAJMI I FUNDIT:

E dyshuar për pastrim parash në Ministrinë e Ekonomisë në Shqipëri, arrestohet Alda Klosi

E dyshuar për pastrim parash në Ministrinë e Ekonomisë në Shqipëri, arrestohet Alda Klosi

Ish-drejtoresha e koncesioneve, Alda Klosi në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur ministër ishte Arben Ahmetaj, është arrestuar mbrëmjen e së premtes pas një dëshmie të gjatë në polici të ish-pastrueses së saj, Rozeta Dobi.

Gazetarja e Top Channel bën të ditur se Dobi është marrë në pyetje të premten në ambientet e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit.

“Pashë shumë para, kam pastruar tetë shtëpi. M’i la t’i fshihja. Shpesh i shikoja nëpër kuti”, cituan burimet e gazetares Anila Hoxha, të ketë rrëfyer pastruesja.


Veç kësaj e dyshuara ka folur edhe për Arben Ahmetajn, thanë jo zyrtarisht të njëjtat burime.

Sipas këtyre burimeve, pasi të ezaurohen disa veprime të domosdoshme hetimore, pritet që dosja të kalojë për kompetencë në SPAK, pasi Dobi ka folur për ish ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.

Krimi i pastrimit të parave u zbardh pas denoncimit që bëri në polici ish-drejtoresha e koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur ministër ishte Arben Ahmetaj. Ajo deklaroi se në banesën e marrë me qira tek “Rruga e Kosovarëve” më 15 dhjetor i ishin grabitur 120 mijë euro dhe e dyshuara kryesore ishte ish-pastruesja e saj, Rozeta Dobi.

Nga dialogu i tyre, policia ushtroi edhe një herë kontroll ku në tubin e aspiratorit gjeti më shumë se 400 mijë euro dhe bizhuteri floriri. Para uniformave blu Rozeta Dobi më herët ka dëshmuar se vjedhjen e ka kryer në shenjë hakmarrje ndaj Alda Klosit pasi e urrente për mënyrën si ajo e trajtonte. Ndërkohë enigmë ka mbetur fakti se cili është burimi i këtyre shumave të mëdha të parave. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Shëndetësi
Kalo në kategori