Qytetarët e Shqipërisë të dielën, më 11 maj do t’iu drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre për katër vitet e ardhshme.

Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Po ashtu është raportuar se në të gjithë vendin janë 93 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe 5225 objekte që do shërbejnë si Qendra Votimi, ditën e votimit, objekte këto që do të merren në ruajtje nga Policia.


Lista me 5316 punonjës policie dhe automjete policie, që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve, është dërguar në KQZ dhe është miratuar.

E në zgjedhje, duket se partitë dhe kandidatët kanë shpenzuar edhe sa i përket sponsorizimeve në rrjetet sociale.

Më poshtë janë të dhënat e faktoje.al lidhur me shpenzimet nga politike dhe kandidatët me sponsorizime në rrjete sociale në tre muajt e fundit?