Gerard Pique dhe Shakira dikur ishin një nga çiftet më të famshëm në botë para ndarjes së tyre në qershor, pas 12 vitesh së bashku.

Raportimet deklaruan se tradhtia e Pique ishte në qendër të ndarjes, me të dashurën e tij të re që thuhet se ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me këngëtaren kolumbiane.


Mediat kanë qenë të zëshëm duke u përpjekur të zbulojnë identitetin e saj, me The Sun duke zbuluar imazhin e parë të partneres së re të Pique, 23-vjeçares Clara Chia Marti.

Screenshot 13 14 Gerard Pique dhe Shakira (Foto: Arkiv)

E njëjta fshiu llogaritë e saj në rrjetet sociale në një përpjekje për të mbrojtur identitetin pas lajmeve për ndarjen e Pique dhe Shakira.

Kjo nuk e ka penguar që të shihet në mbarë botën një foto e saj, e cila e tregon me flokë të gjatë, bionde dhe tipare të ngjashme me atë të kolumbianes.

'Chisme No Like' raporton se lojtari i Barcelonës tashmë ka prezantuar të dashurën e re me prindërit e tij, së bashku me dy fëmijët e tij, Sasha dhe Milan.

Çifti u takuan përmes kompanisë së Pique, Kosmos, dhe me një burim që tha për The Sun, ata janë bashkë prej muajsh.

“Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë”, ka thënë burimi anonim.

“Ajo është një studente që punon edhe për të në zyrën e tij, duke organizuar evente".

“Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë ata rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh”, thuhet më tej. /Telegrafi/