LAJMI I FUNDIT:

E cilësoi si ‘burg’ kohën te Barcelona, Umtiti korrigjon deklaratat

E cilësoi si ‘burg’ kohën te Barcelona, Umtiti korrigjon deklaratat

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, ka lëvizur për të sqaruar komentet që ai bëri në një intervistë këtë javë, duke cilësuar ‘jetën’ te klubi katalunas sikurse një burg.

Reprezentuesi francez, i cili aktualisht është i huazuar në skuadrën e Serie A, Lecce, ka konfirmuar se ai ishte keq-cituar në një intervistë për Canal+, në lidhje me karrierën e tij te Blaugranat.

Umtiti fillimisht u pretendua se kishte bërë një krahasim me kohën e tij në Camp Nou dhe të qenit ‘në burg’ , bazuar në betejat e tij me lëndimet dhe formën në Kataluni.


Megjithatë, 29-vjeçari ka kërkuar me vendosmëri të deklarojë se nuk ishte qëllimi i tij, por duke pranuar se kishte pasur vështirësi, përpara se të largohej për në Itali verën e kaluar.

Umtiti: Pas katër vitesh si në burg te Barca, e rigjeta buzëqeshjen te Lecce
Lexo po ashtu Umtiti: Pas katër vitesh si në burg te Barca, e rigjeta buzëqeshjen te Lecce

“Për të gjithë gazetarët, gazetat. Nëse keni nevojë për ndihmë për përkthimin, mund të më telefononi herën tjetër. Depresioni është depresion, nuk ka të bëjë me burg apo qeli. Faleminderit shumë”, ka postuar Umtiti në llogarinë e tij në Instagram.

Pika origjinale e Umtitit për të qenë e vështirë për të hyrë në skuadrën e Barcelonës dhe se si kjo më pas ndikoi në shëndetin e tij mendor, mbetet e pandryshuar nga 29-vjeçari.

“Nuk e di nëse ishte depresion, por ishte vërtet i ndërlikuar dhe i vështirë në të gjitha nivelet”.

“U mbylla shumë. Kishte raste në Barcelonë që nuk doja të largohesha nga shtëpia. Miqtë më thanë të dilja, të përpiqesha të ndryshoja humorin, por unë thashë jo, doja të isha vetëm. Ishte shumë e ndërlikuar”, përfundoi francezi.

Umtiti ka luajtur titullar për Leecen këtë sezon, pasi ata përballen me një betejë të fortë kundër rënies në javët në vijim, por ai pritet të kthehet në Barcelonë në qershor, përpara se ndoshta të largohet përgjithmonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Liga e Kampionëve

"Erdhi dhe më priti te zhveshtorja", Bejtullai rrëfen për përballjen me Harry Kane me klub dhe kombëtare, deri te shkëmbimi i fanellave

Përfaqësuesja e Maqedonisë
“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

La Liga
Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

La Liga
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Debutim që zgjati vetëm 10 minuta: Dele Alli mori karton të kuq, Walker iu lut gjyqtari mos ta ndëshkonte

Debutim që zgjati vetëm 10 minuta: Dele Alli mori karton të kuq, Walker iu lut gjyqtari mos ta ndëshkonte

Serie A
Kalo në kategori