Thjesht të jesh e bukur nuk mjafton për të prekur suksesin. E megjithatë, të jesh një vajzë e bukur ka sigurisht pluset e veta. Nëse kësaj i shton një vullnet të çeliktë, atëherë po, që ke në dorë çelësat e duhur për të arritur suksesin e dëshiruar. Këtë leksion e ka kuptuar me kohë bukuroshja preshevare Arta Kamberi, e cila radhitet ndër bukuroshet më të kërkuara shqiptare. Për t’u përballuar pak nga pak me kureshtjen, vëmendjen, sfidat, së fundmi edhe me këtë bisedë, që plotëson tërësisht detajet e një jetë prej protagonisteje në qendër të vëmendjes.
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
E keni nisur me fitoren e një kurore miss-i… Je zgjedhur përcjellësja e parë e "Miss Shqipëria 2008" në Tiranë, në një konkurrencë të madhe në mesin e 31 konkurrueseve nga trojet shqiptare… Në spektaklin ‘Miss Globe 2008’ je nderuar me çmimin “Miss Cosmopolitan”…
Ishte këmbëngulja që më shtyri të merrja pjesë në konkurse bukurie. “Miss Presheva” ka qenë një kurorë që më shërbeu shumë dhe më hapi disa dyer.
A ke marrë pjesë edhe në ndonjë konkurs tjetër bukurie apo mode?
Po, në “Miss Kosova 2007”, ndërsa në vitin 2008 në “Miss Shqipria”, “Miss Europa junior”, “Miss globe” dhe në të gjitha jam shpërblyer.
Sa e rëndësishme është bukuria për një miss?
Nuk mendoj se është e rëndësishme vetëm bukuria. Mendoj se çdo femër ka veçantinë e vet. Është mendja e femrës, inteligjenca, besimi në vetvete, mënyra se si prezanton klasin e saj që kanë rëndësi. Mendoj se Miss-i është një femër kompletuar në të gjitha aspektet. Mund të jesh e bukur në shumë mënyra…
Si një vajzë e bukur, sa e vlerëson pamjen e jashtme?
E vlerësoj pamjen e jashtme, është diçka që më tërheq, por pastërtia është primare.
Mund të thuhet për ty se je një vajzë me karakter të fortë?
Po. Shpresoj të thuhet. (Qesh)
Vuan nga ndonjë kompleks?
Se, jam e bukur… hahaha. E kam sa t’i njoh njerëzit e të krijoj një përshtypje për ta.
Në murin e dhomës tënde, ke ngjitur fotot e tua?
Po kam, nganjëherë mbetem duke i shikuar (qesh).
Çfarë natyre është Arta?
Jam natyrë e qete dhe vëzhguese. Mund të jesh e bukur në shumë mënyra…
Të pëlqen të ndjesh të gjitha vështrimet drejtuar mbi ty?
Në rastet kur duhet të ndjehen, atëherë po, ama jo gjithmonë duhet.
Diçka për jetën tënde private…Sa e hapur je të flasësh?
Së pari, jam maturante dhe po përgatitem për obligimet që do t’i kem. Jam shumë e hapur, ndoshta edhe nga fakti, që nuk jam e lidhur, sepse kam qenë shumë e impenjuar gjatë gjithë kohës, ndoshta edhe nuk e kam takuar personin e duhur.
Për ty, është më i rëndësishëm: Gëzimi, fati apo dashuria?
Mendoj se duhet të kesh fat që të kesh gëzim dhe dashuri. Janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Beson në dashurinë me shikim të parë?
Po jam me dy mendje, s’e kam shijuar dashurinë ende.
Çfarë cilësish duhet të ketë një person, që të jetë i duhuri për Artën?
Upsss, i pashëm, i gjithanshëm, etj.
Konkretisht cili do të jetë profesioni juaj me të cilin do të merreni në të ardhmen?
Mjeke apo aktore. Shpresoj që në momentin e duhur të më qartësohen idetë.
Momentalisht me çfarë po merret Arta?
Me reklama të kalendarëve, reklama në përgjithësi.
Me sa para dole sot nga shtëpia?
Prit sa të shoh portofolin…(Qesh)
Më shumë për Artën
Ditëlindja: 19.04.1990
Shenja e horoskopit: Dash
Hobi: Noti
Familja: Babai gjinekolog, mami infermiere, 2 motrat e mëdha, mjeke të diplomuara, motra e tretë studente e mjekësisë, po ashtu edhe vëllai student i mjekësisë, e unë Miss… hahhaha… pres që edhe unë të bëhem studente
e_mail: arta_geta@hotmail.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?