John Stones duket se nuk do të qëndroj në Manchester City.

Mbrojtësi anglez iu bashkua kampionëve të Anglisë në afatin kalimtar veror të vitit 2016 nga Evertoni.


Blerja e Stones në atë vit ishte rekord botëror për mbrojtës, pasi City pagoi 55 milionë euro për transferimin e tij.

Por paraqitjet e reprezentuesit anglez nuk e kanë bindur trajneri Pep Guardiola.

23-vjeçari nuk ka qenë mbrojtësi më i dashur për Guardiolan, pasi ka luajtur në vetëm 16 ndeshje në Ligën Premier.

John Stones John Stones. (Photo /Getty Images)

Sipas asaj që kanë raportuar mediat angleze, Stones do të nxjerrët në shitje nga Manchester City gjatë afatit kalimtar veror.

Guardiola ka dhënë dritën e gjelbërt për largimit e anglezit dhe City tani po pret ofertat më të mira.

Do të pritet përfundimi i kampionatit botëror për tu parë paraqitja e tij me Anglinë pastaj të shitet.

Chelsea duket skuadra favorite për transferimin e Stones, pasi londinezët edhe më parë e kishin kërkuar reprezentuesin anglez. /Telegrafi/

telegrafi sport app