LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e Dybalas varet nga Liga e Kampionëve

E ardhmja e Dybalas varet nga Liga e Kampionëve

E ardhmja e sulmuesit të Juventusit Paulo Dybala në Torino thuhet se varet nga kualifikimi i Zonjës së Vjetër në Ligën e Kampionëve.

Bianconerët rrezikojnë të humbasin kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, pasi ata aktualisht janë në vendin e tretë me Napolin dhe Milanin me nga 66 pikë.

Pesë skuadra po luftojnë për tre vende në Ligën e Kampionëve dhe Il Corriere dello Sport raporton se një vend në konkursin prestigjioz mund të jetë edhe më i rëndësishëm për Dybalan.


Ronaldo, Dybala dhe Morata përballen me të ardhmen e pasigurt te Juventusi
Lexo po ashtu Ronaldo, Dybala dhe Morata përballen me të ardhmen e pasigurt te Juventusi

Argjentinasi ka luftuar me COVID-19 dhe dëmtime këtë sezon dhe vetëm së fundmi u kthye në aksion me Zonjën e Vjetër.

27-vjeçari, i cili u bashkua me Juventusin nga Palermo në korrik të vitit 2015 luajti vetëm 16 herë në Serie A këtë sezon dhe marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2022.

Juventusi nuk ka arritur një marrëveshje mbi rinovimin me lojtarin dhe mund të detyrohet të shesë këtë verë për të shmangur humbjen e tij në një transferim falas vitin e ardhshëm.

Tensione të mëdha mes Juventusit dhe Dybalas, shkak kontrata
Lexo po ashtu Tensione të mëdha mes Juventusit dhe Dybalas, shkak kontrata

Gazeta pretendon se Juventusi do ta nxjerrë argjentinasin në shitje nëse nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, si një peng për të ndihmuar bilancet financiare.

E ardhmja e Dybalasthuhet se varet edhe nga e ardhmja e Cristiano Ronaldos, por vetë lojtari dëshiron të mbetet në Allianz Stadium. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit - Guardiola flet për të ardhmen e tij

I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit - Guardiola flet për të ardhmen e tij

Premier League
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori