LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se vranë me thikë 32-vjeçaren të gjetur pa jetë poshtë urës në Durrës, arrestohen dy persona

Dyshohet se vranë me thikë 32-vjeçaren të gjetur pa jetë poshtë urës në Durrës, arrestohen dy persona

Janë identifikuar dhe janë vënë në pranga dy personat që dyshohet se vranë 32-vjeçaren Luljeta Preza.

Sipas policisë, në pranga është vënë A. B., 22 vjeç, banues në Lushnjë dhe Y. G., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet, rezulton se 32-vjeçarja është konfliktuar me dy autorët e dyshuar rreth orës 01:00 të 2 gushtit, poshtë urës së Dajlanit në Durrës.


Gjendet e pajetë e reja në Durrës, dyshohet se është endacake
Lexo po ashtu Gjendet e pajetë e reja në Durrës, dyshohet se është endacake

Sherri ndodhi pasi ata kishin konsumuar kokainë së bashku me tre vajza të tjera, mes tyre edhe një 15-vjeçare.

22-vjeçari i arrestuar dhe 45-vjeçari Y. G. kanë goditur me thikë Prezën, e cila si pasojë ka humbur jetën në vendin ku iu gjet trupi.

Për rastin kanë nisur procedimi penale në gjendje të lirë për B. S., 28 vjeçe, M. M., 26 vjeçe dhe për 15-vjeçaren, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kanë qenë prezente gjatë ngjarjes, por asnjëra nuk ka kallëzuar në Polici. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori