Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një pjesëtari të Policisë së Kosovës, i cili kishte penguar kolegët e tij gjatë arrestimit të djeshëm në Gazimestan.
Polici, që siç mëson Telegrafi ishte serb, kishte penguar kolegët e tij në kryerjen e detyrave zyrtare, derisa ata po arrestonin një shtetas të Malit të Zi gjatë festimit të Vidovdanit.
Në një përgjigje për Telegrafin, zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka ka thënë se ata kanë filluar hetimet dhe në interes të kësaj procedure kanë rekomanduar që i dyshuari të suspendohet.
“Inspektorati Policor i Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës ka filluar hetim penal ndaj një zyrtari policor me dyshimin për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. IPK ka filluar këtë hetim me dyshimin se ky zyrtar ka penguar zyrtarët tjerë policorë gjatë arrestimit të një të dyshuari në vendin e quajtur Gazimestan. Në interes të procedurës hetimore IPK ka rekomanduar suspendimin e të dyshuarit”, bëri të ditur Beka për Telegrafin.
Ndryshe, si edhe çdo vit tjetër, serbët u mblodhën edhe të hënën e 28 qershorit në afërsi të Obiliqit për të marr pjesë në festimet e Vidovdanit, ditë kjo e shënuar për ta, e që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës.
Një shtetas i Malit të Zi dhe shtatë të Serbisë janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore, teksa në ndalim policor është vetëm shtetasi i Malit të Zi, për 48 orë.
Sipas detajeve nga raporti i Policisë së Kosovës, patrullat policore në dy raste gjatë kontrollit të veturave kanë gjetur armë të ftohta dhe maica me mbishkrime serbe.
Pikërisht gjatë arrestimit të shtetasit të Malit të Zi, pjesëtari i PK-së, kishte penguar kolegët e tij në kryerje të detyrës, për çka edhe pritet të suspendohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës