LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se favorizoi djalin e Tom Doshit, pezullohet nga detyra shefi i policisë rrugore në Lezhë

Dyshohet se favorizoi djalin e Tom Doshit, pezullohet nga detyra shefi i policisë rrugore në Lezhë

Shefi i Policisë Rrugor në Lezhë, Ismet Sula, është pezulluar nga detyra me vendim gjykate, ndërsa edhe struktura drejtuese e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë është vënë në hetim nga Prokuroria.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Lezhës me kërkesë të prokurorit Sabri Kastrati, i cili ka nisur hetimet në lidhje me një aksident të ndodhur pak javë më parë në aksin Lezhë-Laç, pranë fshatit Gajush, ku sipas burimeve është përfshirë në aksident djali i ish-deputetit Tom Doshi, James Doshi, raporton Report TV.

Teksa po lëvizte me makinë, ai ka përplasur një automjet ku lëviznin një çift bashkëshortësh. Nga hetimet ka rezultuar se djali i Doshit ka qenë fajtor, por është favorizuar nga policia, e cila nuk ka kryer veprimet konform ligjit, duke e lejuar që të marrë automjetin dhe të largohet. Në lidhje me këtë çështje organi i akuzës është vënë në lëvizje, duke regjistruar procedim penal për “shpërdorim detyre”.


Krahas shefit të Qarkullimit Rrugor Ismet Sula, i cili u pezullua nga detyra, Prokuroria po heton edhe drejtuesit e Policisë Lezhë për të parë nga kush është dhënë urdhri për të mos kryer veprimet konform ligjit.

Në funksion të këtij hetimi, organi i akuzës pritet të zbardh tabulatet telefonike mes drejtuesve dhe oficerëve të policisë për të zbardhur rolin dhe veprimet e tyre për këtë çështje, e më pas do të vendoset nëse çështja do ti kalojë për kompetencë SPAK, apo do të mbetet në Lezhë.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori