Dyshime për shkelje të të drejtave të votimit, nisin hetimet edhe në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale në Prizren, ka nisur hetime lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Suharekë.
Hetimet janë iniciuar me vetiniciativë nga Prokuroria, me autorizim të Kryeprokurorit Petrit Kryeziu.
Prokuroria është duke ndërmarrë veprime hetimore në Komunën e Suharekës për dyshime që lidhen me shkeljen e të drejtave të votimit, të parashikuara në Kapitullin XVIII të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas Prokurorisë, gjatë ditës do të lëshohet një komunikatë shtesë me informacione mbi veprimet dhe zhvillimet e mëtejshme hetimore, pas intervistimit të të dyshuarve në polici. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
5 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































