LAJMI I FUNDIT:

Dymbëdhjetë momente që e kthyen Mançesterin nga e kuqja në blu, Man City vazhdon ta lërë nën hije Manchester United

Dymbëdhjetë momente që e kthyen Mançesterin nga e kuqja në blu, Man City vazhdon ta lërë nën hije Manchester United

Ka qenë një proces gradual, por nuk ka dyshim se skuadra e Pep Guardiolës është fuqia kryesore jo vetëm në qytetin e tyre, por në të gjithë Anglinë.

Gjatë 14 viteve të fundit, Man City ka fituar shumë më shumë trofe se Manchester United, ka bërë blerje më të zgjuara dhe ka bërë lëvizje shumë më të mira jashtë fushës.


Sado që Djajtë e Kuq mund të dëshirojnë ta mohojnë, Qytetarët ka kaluar rivalët e tyre vendas si forca dominuese në qytetin e Mançesterit, dhe në të vërtetë në futbollin anglez.

Përpara derbit të së dielës në Old Trafford, GOAL hedh 12 momentet që çuan në këtë ndryshim të jashtëzakonshëm.

Sheikh Mansour zgjedh Man Cityn

Viti 2008 ishte një vit i mjerueshëm për tifozët e Man Cityt. Ndërsa United fitoi titullin e Ligës Premier në ditën e fundit të sezonit, Man City humbi 8-1 në Middlesbrough. Javë më vonë, Man United fitoi finalen e Ligës së Kampionëve në Moskë.

Por Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes në pushtet të Abu Dhabi, erdhi dhe i shpëtoi. Mansour po planifikonte të blinte një klub në Ligën Premier dhe kishte tre opsione të tjera përpara se të ulej në bisedime me Man Cityn, duke paguar 210 milionë funte për 90 për qind të aksioneve të klubit. Brenda pak ditësh, Man City u shndërrua nga një klub qesharak dhe në prag të kolapsit në klubin më të pasur në botë.

Në të njëjtën ditë ata njoftuan nënshkrimin me Robinhon nga Real Madridi.

Ardhja e Carlos Tevez  

Robinho mund të ketë qenë një nënshkrim i shkëlqyeshëm, por nënshkrimi i Carlos Tevez duke ia marr nga duart Manchester Unitedin ishte goditja e madhe.

Manchester United e kishte në huazim dy-vjeçar nga Ëest Ham. Man City, i mbështetur nga Sheikh Mansour dhe Abu Dhabi, i dhanë një pagë të madhe argjentinasit që zgjodhi pjesën tjetër të qytetit. Klubi e prezantoi nëpër qytet me fjalët ‘Mirëserdhe në Manchester’.

Prishja e derbit, rezultati 6-1

Man United nuk kishte humbur asnjë derbi të elitës për katër sezone, para ndeshjes në tetor 2011, dhe shkoi në atë ndeshje si të pamposhturit e sezonit, kështu që ata ishin krejtësisht të papërgatitur për atë që do të ndodhte në 90 minutat mahnitëse në Old Trafford.

Man City shënoi i pari me Mario Balotellin i cili zbuloi fanellën ‘Pse gjithmonë unë?’ pas folit. Italiani pastaj dyfishoi epërsinë dhe Sergio Aguero shënoi të tretin. Darren Fletcher shënoi për rezultatin 3-1.

Manchester United në përpjekje për t’u rikthyer në lojë u ekspozua rrezikshëm dhe Man City  shënoi edhe tre gola në katër minutat e fundit. Ishte fitorja më e madhe e Man Cityt ndaj Man United që nga viti 1926 dhe humbja më e keqe e Djajve të Kuq në epokën e Ligës Premier.

Kjo humbje ndikoi edhe në garë për titull, pasi Man City fitoi titullin e parë të Ligës Premier me gola diferencë.

Aguerooooo…!

Ky është moment historik në Ligën Premier. Man City ishte në prag të humbjes të titullit pasi ishin duke pësuar 2-1 nga Queens Park Rangers me 10 lojtarë, ndërsa Man United siguroi një fitore 1-0 në Sunderland.

Man United mendonte se kishte fituar titullin, por goditja me kokë e Edin Dzekos krijoi një fund magjepsës në Etihad Stadium dhe Sergio Aguero rrëmbeu fitoren dhe titullin e parë të Man Cityt në Ligën Premier.

Goli i Agueros ishte fillimi i epokës së dominimit të Man Cityt, i pari nga shtatë titujt në hapësirën e 12 sezoneve.

Largimi i Fergusonit

Kur Ferguson mori vendim ta largohej nga karriera e tij e madhe si trajner, në maj 2013, Man United ishte në një pozitë të mirë. Ata sapo kishin rifituar titullin nga Man City.

Ishte e qartë se Manchester Unitedin do t’i duhej kohë për t’u përshtatur me një botë të re pa Fergusonin, por askush nuk mund ta paramendonte se sa keq do të bëheshin gjërat. Që kur legjendari skocez doli në pension, Djajtë e Kuq nuk kanë arritur të fitojnë një titull në Ligën Premier, apo as të afrohen.

Ata kanë humbur kualifikimin në Ligën e Kampionëve në katër raste dhe kanë arritur vetëm dy herë në çerekfinale të garës elitare të Evropës.

Stërvitja moderne

Kur Sheikh Mansour bleu Man Cityn, atij iu dha në lidhje me raportet për gjendjen e objekteve stërvitore të klubit nga kryetari Khaldoon Al Mubarak. “Unë bëra një turne me Mark Hughes dhe nuk mund ta besoja atë që pashë. Nuk ishte niveli minimal i infrastrukturës që kërkohet për një klub të nivelit të lartë,” kujton Al Mubarak për The Guardian .

Zgjidhja përfundimtare ishte ndërtimi i Akademisë së Futbollit të shkëlqyeshëm përballë stadiumit Etihad, i cili u hap në vitin 2014. Ndërtimi i objektit kushtoi 200 milionë funte, por klubi tashmë e ka paguar falë shitjes së disa prej të rinjve më premtues si Cole Palmer dhe Jadon Sancho. Por AQF-ja është më e famshme për prodhimin e Phil Foden.

Përveç rritjes së të rinjve të mirë, akademia është një vend ëndrrash për Guardiolën dhe ekipin e tij të parë për të punuar. Krejt ndryshe nga terreni stërvitor i Man United në Carrington, për të cilin Cristiano Ronaldo u ankua se nuk kishte ndryshuar nga kur u largua nga klubi në vitin 2009.

Punësimi i Guardiolës

Manchester United e dinte nga dora e parë se sa trajner i mirë ishte Guardiola, pasi ata kishin humbur nga skuadra e tij, Barcelona në dy finale të Ligës së Kampionëve. Ferguson kishte shkuar edhe për darkë me Guardiolën në Nju Jork, por përpjekja e tij për ta joshur atë si pasardhës të tij nuk eci dhe ai përfundimisht zgjodhi shokun e tij David Moyes për t’i marrë stafetën.

Man City, ndërkohë, filloi ta kërkonte Guardiolën që në vitin 2012, vetëm disa muaj pasi Roberto Mancini i kishte udhëhequr ata drejt titullit të parë. Ata rekrutuan ish-kolegët e Guardiolës në Barcelonë, Txiki Begiristain dhe Ferran Soriano si drejtor sportiv dhe shef ekzekutiv, respektivisht, dhe kur trajneri u tha atyre se ai tashmë kishte rënë dakord të bashkohej me Bayern Munich, ata i premtuan se do ta prisnin.

Pritja u shpagua, pasi me Guardiolan klubi fitoi 15 trofe në shtatë vjet.

Nisja e dobët e Guardiolas dhe festa e tifozëve të Man Utd

Tifozët e Man United u kënaqën me sezonin e parë zhgënjyes të Guardiolës në Man City, duke brohoritur “ditët e tua të trofeut kanë mbaruar”. Por në sezonin e dytë të katalanasit, ai e vuri United dhe armikun e tij të vjetër Jose Mourinho në hije duke mbizotëruar ligën si asnjëherë në historinë e saj, me Man Cityn që grumbulloi një rekord prej 100 pikësh për të arritur titullin 2017-18.

Tifozët e Cityt u kënaqën me stilin e lojës së skuadrës së tyre, i cili ishte në kontrast me futbollin e Jose Mourinhos, duke brohoritur “parko autobusin Man United” teksa fituan derbin në Old Trafford në dhjetor për të lëvizur 11 pikë përpara në krye.

Torturë ndaj Solskjaer

Man City ka pasur shumë fitore më të mëdha ndaj United sesa fitorja 2-0 në Old Trafford në nëntor 2021, por natyra e performancës e bëri atë të ndihej si një goditje dhe demonstroi hendekun midis dy fqinjëve.

Skuadra e Guardiolës kishte 67% posedim të topit, bëri 832 pasime ndaj 400 të Man United dhe 16 goditje në portë, ndaj pesë të Man Unitedit. Kjo ishte torturë e ngadaltë dhe shënoi fundin e Ole Gunnar Solskjaer.

Nënshkrimi me Haaland

Man United u ndërgjegjësua për potencialin e Erling Haaland shumë kohë përpara se norvegjezi të kthehej në sulmuesin më vdekjeprurës në botë. Ai kishte punuar me Solskjaerin në Molde dhe ish-sulmuesi i Man United kishte informuar klubin për mrekullinë e tij para se të bëhej trajner.

Solskjaer gjithashtu u përpoq të nënshkruante me Haaland përpara se të transferohej te Borussia Dortmund në janar 2020. Por kur Haaland doli në treg në verën e vitit 2022, Man United ishte jashtë skenës dhe u bë një betejë e drejtpërdrejtë midis Man City dhe Real Madrid për norvegjezin.

Gjëja më e mrekullueshme për nënshkrimin e Haaland, ishte se Man City nuk harxhoi asnjë para, pasi me shitjet e Gabriel Jesus, Oleksandr Zinchenko dhe Raheem Sterling, paguan ardhjen e norvegjezit. Në të kundërt, United shpenzoi 210 milionë funte për lojtarë si Antony, Casemiro dhe Lisandro Martinez.

Paratë për Haaland kanë vlejtur çdo qindarkë, pasi ai ka shënuar rekord 51 gola në 52 ndeshje gjatë sezonit të tij debutues, teksa me Man Cityn fitoi tripletën.

Tripleta

Rritja e Man Cityt gjatë dekadës së fundit ishte evidente, por tifozët e Man United ngushëlloheshin nga fakti se fqinjët e tyre ende nuk e kishin fituar Ligën e Kampionëve dhe se Djajtë e Kuq ishin skuadra e vetme që kishte fituar tripletën, në atë kohë (1999).

Por kjo më në fund ndryshoi sezonin e kaluar në Stamboll, kur Man City mposhti Interin për të fituar çmimin kryesor të Evropës, pasi gjithashtu ngriti titullin e Ligës Premier dhe FA Cupën. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ata mundën Man United në finalen e të fundit në Wembley.

Tani, skuadra e kuqe e Mançesterit nuk kishte asgjë tjetër për t’u kapur në debatet se kush ishte skuadra kryesore në qytetin e tyre.

Etihad kalon Old Trafford

Dëshmia se Man City nuk e kishte kaluar vetëm Man Unitedin në fushë erdhi kur UEFA shpalli stadiumet pritëse për Euro 2028 në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, dhe Etihad u zgjodh përpara Old Trafford.

Old Trafford kishte pritur ndeshjet në Euro 96 dhe ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian për Femra në 2022, por pozicioni i tij është zvogëluar ngadalë për shkak të mungesës së investimeve dhe një çatie që pikon.

Man United ende nuk ka vendosur se çfarë të bëjë me stadiumin për shkak të pasigurisë që rrethon pronësinë e klubit, por Man City ka miratuar një zgjerim të terrenit të tyre që do të rrisë kapacitetin 62 mijë shikues deri në vitin 2026. Një tjetër shenjë e ndryshimit të pushtetit në Mançester. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler arrin rekordin e çmendur të Euro 2024 të mbajtur nga Rooney dhe Ronaldo

Arda Guler arrin rekordin e çmendur të Euro 2024 të mbajtur nga Rooney dhe Ronaldo

Përfaqësueset
Mësohen të gjitha përballjet çerekfinale në Euro 2024 - kush do të kalojë në gjysmëfinale?

Mësohen të gjitha përballjet çerekfinale në Euro 2024 - kush do të kalojë në gjysmëfinale?

Përfaqësueset
Liverpooli gati të paguajë klauzolën e lirimit të yllit të Euro 2024 i kërkuar edhe nga Barcelona dhe Chelsea

Liverpooli gati të paguajë klauzolën e lirimit të yllit të Euro 2024 i kërkuar edhe nga Barcelona dhe Chelsea

Premier League
Pritja e jashtëzakonshme e Mert Gunok në minutën e 95-të që dërgoi Turqinë në çerekfinale të Euro 2024

Pritja e jashtëzakonshme e Mert Gunok në minutën e 95-të që dërgoi Turqinë në çerekfinale të Euro 2024

Përfaqësueset
Shuplakë ndaj Rodriguezit, Vinicius Jr mungon në çerekfinale të Copa America pas gjestit të pahijshëm

Shuplakë ndaj Rodriguezit, Vinicius Jr mungon në çerekfinale të Copa America pas gjestit të pahijshëm

Përfaqësueset
Rrahjet e zemrës të Ronaldos u monitoruan gjatë ndeshjes me Slloveninë – rezultatet janë marramendëse

Rrahjet e zemrës të Ronaldos u monitoruan gjatë ndeshjes me Slloveninë – rezultatet janë marramendëse

Përfaqësueset
Kalo në kategori