LAJMI I FUNDIT:

Dybala zbulon se si refuzoi një ofertë të madhe për t’i qëndruar besnik Romës

Dybala zbulon se si refuzoi një ofertë të madhe për t’i qëndruar besnik Romës

Paulo Dybala do të nisë sezonin e tij të dytë me fanellën e Romës, edhe pse pak kush mendoi se ai do të mbetet në Olimpico pas shpërthimit në vitin e tij të parë.

Megjithatë përkundër se kishte shumë oferta, ylli argjentinas vendosi t’i qëndroj besnik Romës ku pritet së shpejti të vazhdoj edhe kontratën me Giallorosët.

Dybala ka folur sërish për largimin nga Juventusi, edhe pse dëshira e tij ishte të qëndronte në Allianz Stadium.


“Nuk ishte e lehtë për mua të largohesha nga Juventus, aq më tepër kur gjithçka erdhi papritur. Zbulova se isha jashtë projektit të klubit, edhe pse shumë pak ditë më parë më thonin se gjithçka ishte në rregull”.

Dybala refuzon të gjitha ofertat, gati kontrata e re me Romën me rritje të ndjeshme të pagës
Lexo po ashtu Dybala refuzon të gjitha ofertat, gati kontrata e re me Romën me rritje të ndjeshme të pagës

“Ishte një goditje e madhe, kisha shumë vite te Juventus dhe ndjehesha si në shtëpinë time. I njihja të gjithë, stadiumin, qytetin, tifozët, isha kapiteni i dytë. Unë doja të vazhdoja me Juventus, por futbolli i ka këto”.

“Nuk jam as i pari dhe as i fundit. Do t’i jem mirënjohës Juventusit për atë që më dhuroi sepse më rriti si njeri dhe si futbollist. Ishin shtatë vite shumë të bukura”, tha Dybala.

Dybala qetëson tifozët e Romës rreth lajmeve që e lidhin me kalimin te Chelsea
Lexo po ashtu Dybala qetëson tifozët e Romës rreth lajmeve që e lidhin me kalimin te Chelsea

Tutje ylli argjentinas zbulon se refuzoi ofertë të madhe nga Arabia Saudite, pasi është i lumtur te Roma duke thënë se aty ka një trajtim special

“Refuzimi ofertës nga Arabia? Isha i bindur kur i refuzova, jam i lumtur te Roma. Më trajtojnë në mënyrë shumë speciale. Gjatë pushimeve fola me Jose Mourinhon dhe të dy dëshirojmë t’i japim diçka më shumë klubit”, deklaroi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori