Paulo Dybala beson se bashkëlojtari i tij, Gonzalo Higuain meriton një rikthim tek skuadra e Argjentinës.

Higuaini nuk i është shfaqur emri në listën e fundit argjentinase që nga emërimi i Jorge Sampaoli më herët gjatë vitit.


Zëvendësuesi i tij në kombëtare është ylli i Interit, Mauro Icardi, i cili po jeton një super-formë në sezonet e fundit.

Por, sipas bashkëlojtarit të tij, Dybala, Higuain meriton kombëtaren e Argjentinës pasi është lojtar i madh dhe tifozët e duan.

GettyImages 867472080

Dybala gjithashtu ka theksuar se ish-sulmuesi i Real Madridit është lojtar që jep gjithmonë më të mirën.

“Tifozët e duan atë, ai është një lojtar i madh”, ka thënë fillimisht Dybala për TyC Sports.

“Gonzalo angazhohet shumë dhe gjithmonë jep më të mirën e tij”.

“Ai ëndërron të jetë këtu [te Argjentina]. Ai nuk ka nevojë të tregojë asgjë”, përfundoi sulmuesi i Juventusit. /Telegrafi/

telegrafi sport app