LAJMI I FUNDIT:

Qeveria Kurti shkarkoi Bordin e drejtorëve të Telekomit të Kosovës, thonë se do të analizohet performanca e të gjitha ndërmarrjeve publike

Qeveria Kurti shkarkoi Bordin e drejtorëve të Telekomit të Kosovës, thonë se do të analizohet performanca e të gjitha ndërmarrjeve publike

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e saj të tretë ka miratuar vendimin për shkarkimin e Bordit të drejtorëve të Telekomit të Kosovës.

Sipas qeverisë, vendimi është mbështetur në Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe ka pasur parasysh funksionimin dhe gjendjen aktuale në këtë ndërmarrje, e vlerësuar si mjaft e rëndë dhe me nevoja për të ndryshuar konceptin menaxhues.

Shkarkimi i bordit vjen 23 muaj pasi ishin emëruar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.


Besa Shatri, Skënder Hoti, Osman Ejupi, Sead Ujkani, Suzana Angjelkoviq dhe Filiz Krasniqi ishin emëruar anëtarë të Bordit, por që ky i fundit kishte dhënë dorëheqje.

Zgjedhën anëtarët e Bordit të Telekomit
Lexo po ashtu Zgjedhën anëtarët e Bordit të Telekomit

Po ashtu, Osman Ejupi kishte dhënë dorëheqje pasi kishte punësuar katër fëmijët e tij.

Dorëhiqet Osman Ejupi pasi punësoi katër fëmijët në Telekom
Lexo po ashtu Dorëhiqet Osman Ejupi pasi punësoi katër fëmijët në Telekom

Para kabinetit të qeverisë, ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka dhënë arsyet e këtij propozimi.

“Drejtorët duhet të shkarkohen për tri arsye; nuk kanë përmbushur planet, drejtorët kanë shkelur detyrat financiare dhe kanë lejuar shpenzime të tepërta e të panevojshme”, ka thënë ministrja Hajdari.

Drejtori i bordit të Telekomit e publikon sot dorëheqjen e dhënë vitin e kaluar
Lexo po ashtu Drejtori i bordit të Telekomit e publikon sot dorëheqjen e dhënë vitin e kaluar

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të analizohen raportet e auditimit dhe performancës të të gjitha ndërmarrjeve publike.

Si rezultat, pas kësaj, siç ka thënë Hoti, qeveria do të ndërmerr vendimet meritore lidhur me bordet e tyre.

Shkarkimi i bordit të Telekomit, Hoti paralajmëron: Ky ishte vetëm fillimi
Lexo po ashtu Shkarkimi i bordit të Telekomit, Hoti paralajmëron: Ky ishte vetëm fillimi

“Sot ishte vetëm fillimi. Sot qeveria ka shkarkuar Bordin e Telekomit. Në ditët në vijim do të analizojmë raportet e auditimit dhe performancës të të gjitha ndërmarrjeve publike dhe do të marrim vendimet meritore lidhur me bordet e tyre. Duhet të shpëtojmë nga falimentimi këto ndërmarrje”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ky bord shpesh ishte akuzuar për punësime të pakontrolluara në Telekomin e Kosovës. /Telegrafi/