LAJMI I FUNDIT:

Dy super gola nga Jasir Asani për t’i siguruar fitoren Gwangjus

Dy super gola nga Jasir Asani për t’i siguruar fitoren Gwangjus

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani, vazhdon të spikasë në kampionatin elitar të Koresë së Jugut.

Të shtunën, ai realizoi dy gola vendimtarë në triumfin 2-1 të Gwangjus kundër Anyangut, duke i siguruar ekipit të tij tri pikë të rëndësishme.


Takimi i vlefshëm për javën e tretë nisi me avantazhin e Anyangut, që kaloi në epërsi në minutën e 16-të me golin e Bruno Motas. Megjithatë, Gwangju arriti të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë, falë shkëlqimit të Asanit.

Sulmuesi shqiptar barazoi rezultatin në minutën e 57-të, ndërsa në minutën e 89-të vulosi fitoren me një gol të bukur, të ndihmuar edhe nga një devijim.

Me këtë dygolësh, Asani e çon në tre numrin e golave në po aq ndeshje të luajtura këtë sezon, duke u konfirmuar si një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.

Pas tre javësh kampionat, Gwangju numëron pesë pikë dhe vazhdon garën me ambicie të larta. /Telegrafi/