Dy persona arrestohen në Prizren për fajde, dyshohen për kamatë mujore 100 për qind

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të fajdes, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
"Me 19.02.2026 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën e lartcekur duke i ngarkuar kamatë mujore prej 100% ndaj viktimës mashkull kosovar", thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet përkatëse. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/02/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































