Site icon Telegrafi

Dy muaj nga zhdukja e Bedri Rexhepit, familja ofron 20 mijë euro për ata që japin informacione

Më 8 qershor janë bërë dy muaj prej kur Bedri Rexhepi nga Lipjani është zhdukur dhe askush nuk di për fatin e tij.

Familja e tij, tash po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Bedriun, madje për këtë po ofron edhe para.

Ai u zhduk në rrethana misterioze mbrëmjen e 8 prillit, ndërkaq lidhur me zhdukjen e tij është arrestuar Jeton Vllasaliu, i cili po qëndron në paraburgim nën dyshimet se ka gisht në rrëmbimin e Bedriut.

Lexo po ashtu I zhdukur që nga 8 prilli, familjarët e biznesmenit Bedri Rexhepi kërkojnë ndihmën e qytetarëve

Familja Rexhepi tashmë ka gjetur një mënyrë tjetër për ta kërkuar Bedriun. Ata po dërgojnë mesazhe përmes telefonisë mobile tek qytetarët, për të kërkuar ndihmë në gjetjen e tij, shkruan EO.

Lexo po ashtu I zhdukur prej dy javësh, ende nuk dihet asgjë për fatin e Bedri Rexhepit

“Vëllai jonë Bedri Rexhepi nga data 08.04.2021 rreth orës 18:30 është zhdukur ne komunën e Novobërdës me veturën me targa 05 406 EJ. Ju lutemi kushdo qe ka informacione për vendndodhjen e Bedriut na lajmëroni ne nr e telefonit 0038348400052, përveç mirënjohjes qe do kemi si familje, ne do te ju shpërblejmë edhe me shumen prej 20,000 €, si dhe të dhënat e juaja do të jenë konfidenciale”, thuhet në mesazhin që familja Rexhepi po ua dërgon qytetarëve.

Exit mobile version