Mediumi anglez The Telegraph ka zbuluar tashmë arsyen pse ndodhi rinovimi i kontratës së Mohamed Salah te Liverpooli.

Salah kishte qenë subjekt i debatit intensiv rreth rinovimit të kontratës me klubin nga Merseyside, me sagën e kontratës së tij që po zvarritet për disa muaj.


Marrëveshja e egjiptianit ishte caktuar të skadonte në verën e vitit 2023, por Reds zgjodhën ta lidhnin atë me një marrëveshje të re fitimprurëse, duke thyer strukturën e tyre të rreptë të pagave.

Sipas mediumit The Telegraph, rinovimi me pagë të përmirësuar me Salah u financua nga largimet e Sadio Mane dhe Divock Origi pasi Liverpool e bëri egjiptianin një prioritet.

Është Chris Bascombe nga The Telegraph që ka zbuluar se vendimi i rinovimit të Salah u bë i mundur nga largimi i Mane dhe Origi, të dy me paga të konsiderueshme.

“Liverpooli ka qenë i aftë për të hequr emocionet nga vendimet e kontratës”, ka thënë fillimisht gazetari anglez.

“Rritja e pagave të Salah dhe Mane, me të dy lojtarët në të 30-at, mund të ishte konsideruar një rrezik i shtrenjtë”.

“Zëvendësimi i Manes me një lojtar tetë vjet më të ri nga ai, Darëin Nunez, ndërsa shpërblen Salah për arritjet e tij të jashtëzakonshme, ruan një ekuilibër të shëndetshëm duke siguruar që pagat e skuadrës të mbeten të strukturuara”, përfundoi ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app