Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 prill 2026, rreth orës 20:35, kur një i dyshuar mashkull kosovar, duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur dy këmbësorë.


Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/