LAJMI I FUNDIT:

Dy javë fushatë, kandidatët për president vazhdojnë me premtimet

Dy javë fushatë, kandidatët për president vazhdojnë me premtimet

Fushata për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut është futur në ditët e fundit. Kandidatët për president edhe sot kanë vazhduar aktivitetet e tyre dhe takimet me qytetarët.

Kandidati nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski nga tubimi në Veles, përsëriti qëndrimin se duhet të kontrollohet pasuria e gjykatësve, prokurorëve dhe politikanëve në 30 vitet e fundit.

“Premtuam shtet ligjor, megjithatë për fat të keq mbetëm në gjysmë të rrugës, pasi që menduam se menduam se është e mjaftueshme ta lëmë sistemin gjyqësor vetë të vendos. Se nuk ka nevojë si regjimi të diktojmë si regjimi të diktojmë aktgjykime nëpërmjet telefonit, megjithatë atje ka njerëz, një pjesë gjykatës dhe prokurorësh të cilët prej arsyeve korruptive ose që të avancohen në karrierë gjykuan jo sipas drejtësisë, por ashtu siç u kanë diktuar disa qendra të fuqisë politike dhe ekonomike. Për atë disa njerëz që duhej të përballen me drejtësinë nuk u përballën, disa njerëzve që duhej”, tha Stevo Pendarovski.


Kandidatja për presidente nga OBRM-PDUKM, Gordana Siljanovska-Davkova mbrëmë nga tubimi në Gjevgjelia porositi që nevojiten ndryshime kushtetuese, por të mos preket preambula. Sipas saj, Kushtetuta nuk është fletore numrash që të shkruhen të gjithë komunitetet e shteteve fqinje, por në të duhet të përcaktohen rregullat për kompetencat dhe çështjet e tjera.

“Pasi që të gjithë thonë se duhen ndryshime kushtetuese, unë them po nevojiten kushtetuese, por jo për ribërjen e preambulës dhe shndërrimin e saj në fletore numrash dhe radhitje të të gjithë fqinjëve të mundshëm pasi që atë askush nuk e bën, atje ka të tjerë, por, që të kemi ndarje të vërtetë të pushtetit, që t’i konstatojmë mirë kompetencat”, deklaroi Gordana Siljanovska.

Kandidati për president nga radhët e partisë OQM, Stevço Jakimovski, në një konferencë për shtyp ka theksuar se ai si president do të mbështesë specializantët e rinj. Siç theksoi ai, nëse bëhet president do të angazhohet që të parandalojë migrimin e specializantëve, ndaj të cilëve, siç thotë autoritetet shëndetësore dhe qeveria nuk kanë mirëkuptim

“Si president i Republikës së Maqedonisë, punëtorët shëndetësor do të kenë mbështetës serioz në mua dhe ajo çfarë është më e rëndësishme mbështetje më të madhe do të kenë mjekët e rinj, specializantët të cilët me të vërtetë në Republikën e Maqedonisë nuk gjejnë mirëkuptim mu nga autoritetet shëndetësore dhe Qeveria dhe mund ta paramendoni një specializant i cili specializon 6 vite të jetë pa sigurim shëndetësor dhe të punojë mu në sektorin shëndetësor”, tha Stevço Jakimovski.

Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani sonte në tubim para qytetarëve Kërçovës ka shprehur mirënjohje për liderët e Frontit Europian dhe koalicionin që, siç thotë Osmani, është vazhdimësi e betejave të një pas njëshëm, të thyerjes së kalave të monopoleve etnike.

“Fronti Europian nuk është parti politike. Fronti Europian nuk është as koalicion i partive politike, Fronti Europian është një ide e madhe. Është një ide e madhe të cilës i ka ardhur koha, një ortek i cili ka bërë bashkë ëndrrën e secilit njeri në këtë shtet, për barazi, për drejtësi dhe jetë të begatë në BE. Dhe këtë po e shoh si entuziazëm, si buzëqeshje në çdo vendbanim ku jam duke shkuar, se Fronti Europian është bashkimi i tretë, por tani me një dimension pak më  ndryshe”, theksoi Osmani.

Kandidatja e “Të Majtës” Biljana Vakovska, sot ka thënë se debatet janë mënyra më e mirë që kandidatët të paraqesin vizionet e tyre para publikut dhe të përballen me vizionet e kundërshtarëve të tyre në një skenë publike, drejtpërdrejt.

Në mungesë të debatit mes kandidatëve për president, ajo ka vendosur që të bëjë paraqitje të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që t’i parashtrojnë pyetje.

Kandidati i VLEN-it për president Arben Taravari nga tubimi në Dibër premtoi se me ardhjen në pushtet të opozitës shqiptare do të ndalojnë bixhozin, do të mbyllin kompanitë e kredive të shpejta dhe do të falin borxhet e qytetarëve nga këto kredi.

“Nuk ka më pasurim në kurriz të qytetarëve, nuk ka më trashje të qafës në kurriz të taksave të qytetarëve. Nuk duhet të ketë përfitime nga fatkeqësia e qytetarëve e as nga tragjedia e familjarëve. Ne si koalicion VLEN dhe si qeveri e ardhshme, menjëherë do të ndalojmë bixhozin plotësisht në Maqedoni. Do të mbyllim kompanitë e kredive të shpejta, do të falim të gjithë borxhet e qytetarëve të marra si kredi të shpejta”, tha Arben Taravari.

“Maqedonia ka nevojë dhe duhet të zgjedhë një lider, baba të kombit, me integritet, kredibilitet dhe karakter, i cili do të ecë me krenari në Maqedoni së bashku me qytetarët”, tha sonte kandidati për president Maksim Dimitrievski gjatë një vizite në komunën e Butelit dhe Çuçer Sandevës.

Dimitrievski theksoi se do të punojë për bashkimin e qytetarëve, për bashkimin e qeverisë dhe të opozitës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori