Dy gra lëndohen pas një përleshjeje fizike me tre persona në Gjakovë

Një përleshje fizike ka ndodhur të premten në Gjakovë.
Policia njofton se janë arrestuar tre të dyshuar, dy femra dhe një mashkull kosovarë, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht me dy viktimat femra kosovare.
“Rr. Pajazit Nushi, Gjakovë 08.08.2025-21:52. Janë arrestuar tre të dyshuar, dy femra dhe një mashkull kosovarë, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht me dy viktimat femra kosovare. Si pasojë, dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































